Një burrë u përfshi në një betejë të përgjakshme me një gjarpër gjigand, pasi ai ishte futur në tubat e shkarkimit dhe ia kafshoi penisin teksa ishte ulur në tualet. Atthaporn Boonmakchuay ishte ulur në tualetin e shtëpisë së tij në Tajlandë, kur ndjeu kafshimin e fortë në penis. Ai zgjati dorën poshtë dhe u tmeerua kur zbuloi se një piton i kishte ngulur nofullat në penis. 38-vjeçari ulëriti, duke kërkuar ndihmë nga e shoqja dhe nisi të përleshej me gjarprin që nuk shkëputej nga penis. Pasojat e përleshjes mund të shihen më sipër. Pak përpara se t’i binte të fikët, ai arriti të lidhte kokën e gjarprit me derën e banjës. Ai u dërgua në spital, ku është në gjendje të qëndrueshme. Zjarrfikësit e gjetën gjarprin akoma të gjallë.