Pacquiao mbron titullin ndaj Horn më 23 prill

1

Tashmë është zyrtare: Boksieri filipinas Manny Pacquiao do të rikthehet në ring më 23 prill, në moshën 38-vjeçare, ku do të mbrojë titullin kampion ndaj australianit Jeff Horn (10 vjet më i ri në moshë). Ende nuk është vendosur vendi ku do të luhet sfida, por me shumë gjasa ajo do të zhvillohet në Australi, ndoshta në qytetin e Brisbane, që është edhe vendlindja e Horn. Kjo përballje ishte përfolur shumë gjatë javëve të fundit, por duket se vetëm sot palët kanë rënë dakord, duke zyrtarizuar duelin.

Boksieri australian Jeff Horn

Pacquiao fitoi titullin kampion bote të kategorisë WBO (pesha welter) nëntorin e kaluar, kur mundi Jessie Vargas dhe do të mbrojë për herë të parë titullin. “Unë besoj se sfida do të zhvillohet në Australi, që është 9 orë udhëtim nga Filipinet, ndaj pres 3-4 mijë patriotë të Manny që të vijnë për ta mbështetur”, tha Bob Arum, menaxheri i boksierit filipinas. Ai shtoi se rreth 150 shtete do ta japin “live” eventin kryesor të kësaj peshe për vitin 2017.

Të Ngjajshme