Zejnulla VESELI
Shkup, 22 maj – Shfuqizimin e testimit ekstern, heqja e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, rritja e rrogës minimale nga 12 000 denarë në 16 000 mijë denarë deri në fund të mandatit katërvjeçar, shkruan gazeta KOHA. Këto janë vetëm disa nga projeksionet e premtuara nga ana e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjeve të 11 dhjetor të vitit të kaluara. Përveç këtyre premtimeve, në programin qeveritar të paralajmëruar 3 muaj më parë, mandatari për kryeministër Zoran Zaev paralajmëron edhe rritje ekonomike, më shumë vende të reja të punës, rritjen e standardit jetësor, eliminimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme që kërkohen nga institucionet shtetërore gjatë procedurave e administrative. Gjithashtu në programin qeveritar parashihen edhe zbatimi i një tatimi personal më të drejtë, edhe atë 10 për qind dhe 18 për qind, ku do të përfshihet edhe kthimi i pagesës së tatimit personal për ata qytetarë që kanë të ardhura mujore shumë të ulëta. Mandatari Zaev ditë më parë para se ta merr zyrtarisht mandatin nga presidenti i shtetit ka deklaruar se prioritet i parë i qeverisë do të jetë shfuqizimi i provimit ekstern, heqja e taksës radioifuzive si dhe kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike. Në 180 ditët e para të qeverisë, gjithashtu ai tha se do të ketë ndryshim të ligjit për tatim personal, i cili parasheh që pjesa më madh e qytetarëve që kanë të ardhura mujore shumë të ulëta të vazhdojnë të paguajnë 10 për qind tatim personal, ndërsa 18 për qind të paguajnë të gjithë ata qytetarë që kanë të ardhura mujore të larta, apo realizojnë të hyra plotësuese përveç rrogës. Njëherit, do të fillohet me sistemin e ri të quajtur “Më shumë para për qytetarët” që ka për qëllim qytetarëve t’ju kthehen 15 për qind e tatimit për blerje të mallrave përveç atyre prodhimeve luksoze.
Cilat nga këto premtime realisht mund të zbatohen në 100 ditshin e parë të qeverisjes? Marjan Petreski, profesor universitar, vlerëson se detyrë e parë e Qeverisë së re që të mund të realizon premtimet e dhëna është të bëjë rishikimin e buxhetit. “Rishikimi i buxhetit është i patjetërsueshëm që të mund të realizohen të gjitha premtimet dhe të mund të inkorporon në rishikim të buxhetit. Kjo do të thotë se për momentin nuk ka nevojë të shkurtohen harxhimet buxhetore, sepse përfundimisht me muajin mars kondicioni i buxhetit është në gjendje të mirë. Megjithatë, që të mund të realizon të gjitha premtimet, sidomos në aspektin ekonomik, është patjetër të bëhet rishikim i buxheti që të mund të fillohet me zbatimin e projekteve të paralajmëruara. Prioritet duhet të kenë politikat kyçe, siç janë dhënia e subvencioneve edhe për kompanitë vendore, reformat tatimore, reformat në politikat sociale, gjegjësisht të bëhet një analizë e detajuara se me realizimin e këtyre projekteve nuk do të ketë ndikime negative në buxhet”, thotë për KOHA, Petreski. Si prioritet tjetër që qeveria e re duhet ta bëjë medoemos, është stabilizimi i gjendjes së rëndë ekonomike përmes promovimit të drejtësisë dhe stabilitetit institucional. Paralelisht me këtë, Qeveria duhet të fillon me realizimin e premtimeve të reformave, ku një pjesë e tyre janë realiste, një pjesë më pak reale, prandaj është me rëndësi të tregohet punë e përkushtim që të mund të arrihet suksesi. Në këtë drejtim, si ndryshime kyç do të ishte ndryshimi dhe plotësimi i disa vendimeve, gjegjësisht anulimi i disa vendimeve ad hok që ishin karakteristikë e qeverisjes së kaluar”, thotë Marjan Petrevski, ekspert ekonomik. Ndërkohë, biznesmenët nga qeveria e re presin realizim të masave që do të siguronin rritje ekonomike si dhe stabilizim të situatës së rëndë ekonomike, e cila gati tre vite nuk u ka lejuar atyre të funksionojnë në kushte normale. Pritshmërinë e odave ekonomike janë të mëdha, por sipas tyre, kryesore është që qeveria e re pas formimit në fokus duhet të ketë që biznesin ta çlirojë nga kriza e rëndë politike dhe afaristët të mund të marrin vendime për investime të reja si dhe të kthen borxhin që qeveria ka ndaj biznesit privat. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) presin që qeveria e re prioritet të këtë luftën ndaj informalitetit, korrupsionit dhe trajtim të njëjtë sa i përket lehtësime fiskale të investitorëve vendor me investitorëve të huaj, ndërsa komunitetet e biznesit njëherit do të kërkojnë edhe rritjen e rrogës minimale të premtuar gjatë fushatës parazgjedhore nga lideri i LSDM-së, tani mandatar për formim të qeverisë. “Sigurisht që krahas shumë detyrave që do ti ketë kjo qeveri, komuniteti i biznesit presin që fokusi të jetë në rritje dhe zhvillim ekonomik të vendit. Gjatë 100 ditëve vtë parë, në këtë periudhë të fillohet dialog konstruktiv me të gjithë aktorët relevant me qëllim të ristruktuimit të shpenzimeve buxhetore. Një ashtu të fillohet dhe me krijimin e një strategjive për zhvillim ekonomik në të cilën do të konsultohen të gjitha grupet qëllimore sepse nëse nuk bëhet kjo atëherë qeveria do të humbet me masa të njëpasnjëshme për problemet e ndryshme. Dhe përfundimisht Qeveria e re kthejë besimin te komuniteti i biznesit dhe të mbisundojë ligji i njëjtë për të gjithë”, thotë Hoxha. Nga oda ekonomike e Maqedonisë kërkojnë që Qeveria e re të merr hapat e para që do të shkojnë drejt ndërprerjes së krizës së rëndë politike dhe ekonomike. “Presin që qeveria e re urgjentisht ta ndërpres krizën politike. Duam të shohim një ekonomi stabile, që të mund të fillojmë të punojmë lirshëm dhe të realizojmë të gjitha planet e parapara për investime të reja”, thotë Antoni Peshev nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara