Hyrje | Opinion | Erdogani i Arabisë

Erdogani i Arabisë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Steven A. Cook

Kur qytetarët e Kajros përshkruan rrugën e autostradës kësaj jave, u përshëndetën nga 4 postera të mëdha me foton e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan. Me flamujt turk dhe egjiptianë, tabela kishte edhe mesazhin "Me duar të bashkuara për të ardhmen". Vizita e Erdoganit shënon një zhvillim të spikatur për lidershipin e Turqisë në rajon. Mirëpritja që iu bë heroit në aeroport e përforcoi edhe më shumë këtë perceptim: Turqia është një forcë pozitive, e pozicionuar për të drejtuar transformimin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Turqia e Erdoganit duket se ka shumë për t'i ofruar Egjiptit (edhe Tunizisë dhe Libisë që e vizitoi javën që shkoi). Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryesuar prej tij është shumë e lidhur si me islamikët, edhe me liberalët arabë. Për islamikët, ai siguron një leksion se si duhen kapërcyer hendeqet për pjesëmarrjen në politikë, si dhe rikrijimin e një zone armike publike. Për liberalët, kjo tregon se edhe një parti fetare e vetme mund të përqafojë dhe të zhvillojë parime liberale. AKP kësisoj ka marrë përsipër të zgjidhë problemet politike qendrore botërore të myslimanëve: qytetarët shpesh janë të detyruar të zgjedhin mes autoritarizmit të regjimeve mbizotëruese dhe teokracisë potenciale të islamikëve, që duhet t'i zëvendësojnë ata. Versionet e Egjiptit apo të Libisë për AKP mund t'i jepnin qytetarëve një mundësi për të kapërcyer gjysmën e dytë të kësaj dileme. Për t'u siguruar, Vëllazëria Myslimane egjiptiane në fillim ishte vigjilente ndaj AKP, duke e konsideruar atë si shumë liberale dhe nacionaliste. Por kjo e gjallëroi partinë, pasi Erdogani i bëri thirrje ish presidentit egjiptian Mubarak të dilte nga zyra - veproi shumë më shpejt se liderët e tjerë. Tani, disa nga degët e Vëllazërisë - për shembull Partia Egjiptiane, e cila përbëhet nga aktivistë që prej 30 vjetësh - kanë konstatuar se dëshirojnë të rivalizojnë me AKP.

Edhe Abdel Monem Aboul Futouh, ish kandidati presidencial dhe i plotfuqishmi i Vëllazërisë, e ka quajtur veten "Erdogani egjiptian". Përtej thirrjes botërore për partinë e tij në pushtet, Turqia mund të angazhohet në Lindjen e Mesme në një nivel më praktik. Uashingtoni e ka larguar vëmendjen tashmë duke qenë se ka nisur angazhimi për fushatën presidenciale dhe është mbingarkuar me krizat potenciale. Evropa, po ashtu, po kalon kriza ekonomike. Udhëtimi i Erdoganit në Egjipt, Tunizi dhe Libi i ka ngrohur së tepërmi zemrat e miliona turqve krenarë dhe nacionalistë, të cilët po shijojnë spektaklin e kryeministrit të tyre, të cilin ata e quajnë "Mbreti i Rrugës Arabe". Por, Turqia, me rritjen e shpejtë ekonomike dhe shpirtin sipërmarrës, mund t'i sigurojë egjiptianëve, tunizianëve dhe libianëve atë që duan dhe atë për të cilën kanë nevojë më shumë - investimet.

Shtetet e Gjirit Persik kanë investuar me biliona para në Egjipt, por vetëm një sasi e vogël ka gjetur rrugën e vet deri te Ministria e Financave. Për më tepër, egjiptianët janë syhapët ndaj "kushtëzimeve të buta" të ndihmave saudite, të Katarit dhe Emirateve. Turqit supozohen se do të investojnë vetëm për leverdinë e tyre. Por, nëse Erdogan dhe AKP duket se janë shumë të mirë për të qenë të vërtetë për Lindjen e Mesme, kjo ndodh sepse në fakt janë të tillë. Sa i takon madhështisë së tij si politikan, legjenda e kryeministrit shpesh është mjegulluar politikisht. Ngadhënjimi i Erdoganit maskon disa hapa të gabuara në momentet vendimtare gjatë revoltave arabe. Erdogani bëri atë që duhej për Egjiptin, por ngeci keq, kur erdhi puna te Libia, e cila i rezistoi fuqishëm misionit të drejtuar nga NATO për të mbrojtur qytetarët kundër brutalitetit të Gadafit.

Ishte po i njëjti Gadaf që dha ndihmë financiare prej 23 bilionë dollarësh për kompanitë turke, si dhe projekte të tjera dhe e shpërbleu kryeministrin me një çmim për të drejtat njerëzore. Interesat ekonomike të Turqisë e shpjegojnë më së miri përgjigjen e amullt të Ankarasë, lidhur me rebelimin libian. Ankaraja duket se po kacavirret pas interesave politike, diplomatike dhe ekonomike në Siri, gjithashtu. Edhe një herë, Erdogani e ka lexuar keq situatën, duke besuar se mund ta bindë presidentin sirian Assad të përmirësohet. Erdogani e la derën hapur për Assadin, që të qëndronte në pushtet. Të paktë ishin ata që demonstruan kundër Erdoganit, kur foli për Ligën Arabe më 13 shtator, por protesta u zbeh, po ta krahasosh me pritjen madhështore (si një yll i rokut), që iu bë gjatë pjesës së dytë të vizitës. Në realitet, Lindja e Mesme mund të jetë më e rëndësishme për politikën e brendshme turke sesa Turqia për politikën e Lindjes së Mesme. Qershorin që kaloi, AKP rivendosi mazhorancën parlamentare me 49.95% të votave - fitorja e tij e tretë.

Disa vëzhgues perëndimorë dhe turq arritën në përfundimin se Erdogani është i paprekshëm. Por, nëse Erdogani do të ishte kaq i sigurt, nuk do të kishte pasur nevojë të mbante fjalim në Ligën Arabe, për të zbutur pozicionin e tij politik. Në fakt, kryeministri është thellësisht i vetëdijshëm për historinë aspak të lumtur të partive të mëparshme islamike në politikën shekullore turke dhe si rrjedhojë, është në një fushatë të vazhdueshme. Qëndrimi i Ankarasë për Lindjen e Mesme thjesht konfirmoi atë që Erdogani dhe AKP i ka deklaruar turqve prej kohësh: një Turqi e begatë, e fuqishme dhe demokratike mund të ketë ndikim në botë. Vëzhguesit tentojnë të nënvlerësojnë se sa drejtpërdrejt ndikon politika e huaj te ajo e brendshme. Udhëti- mi i Erdoganit për në Lindjen e Mesme nuk ishte vetëm nevojë e politikës së brendshme dhe një urgjencë maskimi për gabimet fillestare të Ankarasë në Libi dhe Siri, por duhet theksuar se kryeministri turk është ende i vetëdijshëm se cila është rruga e tij. Në Lindjen e Mesme, të paktën, ai këtë bëri. Do të korrë dobitë politike edhe për ca kohë, duke e bërë Erdoganin "mbret" të Arabisë. (Foreign Affairs) 

Vlerëso tekstin
5.00
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaOpinion
Previous
image
Britmat tona histerike?
Fadil LUSHI...
image
Danke Deutchland
Festim POLLOZHANI...
image
Islamizmi dhe Perëndimi
Bernard LEWIS...
image
Të rrezikuar nga vetvetja
Valbona MEHMETI...
image
Rebelimi i “Doku Fest”-it
Blerina Rogova - GAXHA...
image
A është krimbi kafshë?
Fatos BAXHAKU...
image
Muslims & Qafirs
Agim MEHMETI ...
image
PD ka humbur kredon morale
Andrea STEFANI...
image
Ra kjo vdekje e u pamë
H. Sulejman Rexhepi...
image
Pamje e zymtë e Kosovës
Mehmet KRAJA...
image
Shumica janë myslimanë, por kjo nuk e bën Shqipërinë myslimane
Lajmi që kish të bënte me atë djalin 24-vjeçar nga Librazhdi që mbeti i vrarë në Siri, kaloi pa shumë zhurmë. U publikua thjesht një ...
Next
Arkivi
first first Shtator, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull