Hyrje | Opinion | Arsimi i të rriturve, mësimi gjatë gjithë jetës

Arsimi i të rriturve, mësimi gjatë gjithë jetës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Lindita QAZIMI

Fillimi i shek 21 paraqiste fillimin e një ere të re-erën e garimit në dituritë dhe të mësuarit, për vendet e Evropës dhe botës. Ishte arritur një konsensus gjithëpërfshirës që dituria është fuqi themelore prodhuese në shoqëri dhe kushti më i fuqishëm për sukses. Dallimi në dituritë dhe zbatimi i tyre janë në korelacion me dallimet në bazë të të cilave shtetet ndahen në të zhvilluara dhe jo të zhvilluara, të pasura apo të varfëra. Segmente të shpejta dinamike të ndryshimeve janë gjithkund rreth nesh dhe çdo ditë ndryshojnë mënyrën me të cilën ne jetojmë, mënyrën se si mendojmë, punojmë dhe mësojmë. Ballafaqohemi me sfidën e proceseve të globalizimit (ekonomike, politike, arsimore, kulturore dhe ekologjike), të cilat karakterizohen me zhvillimin e shpejtë të të arriturave shkencore, inovacioneve, zhvillimin dinamik të teknikës dhe teknologjisë, zhvillimin e ekonomisë, ndërmarrjeve dhe strukturave organizative. Atë të cilën ne e kualifikojmë si evaluim në teknikë dhe teknologji, gjegjësisht paraqet revolucion në punën dhe jetën tonë të përditshme. Jemi dëshmitar të ndryshimeve dinamike në strukturë, përmbajtje dhe proceseve të punës. Puna sot është më komplekse në aspektin kognjitiv, kërkon punë ekipore dhe bashkëpunim dhe është shumë më e pavarur nga shkathtësitë sociale dhe kompetencat teknologjike, për këtë arsye ka nevojë për një reformim të shpejt në tregun e fuqisë punëtore që të funksionoj ma mirë dhe t’i kushtojë vëmendje të veçantë mbindërtimit të shkathtësive.
Kohën e fundit është edhe një trend tjetër që godet fuqishëm opinionin botëror dhe kreatorët e politikave në të gjithë vendet e botës. Bëhet fjalë për trendet e rritjes së fuqisë punëtore që në mënyrë plotësuese shkakton shtypje mbi sistemet arsimore dhe të trajnimit dhe ofertën e vendeve të punës. Ky trend paraqet sinjalin për alarmin në sferën e arsimit dhe trajnimit. Shihet qartë që popullata e rritur gjithnjë e më shumë do merr pjesë në fuqinë punëtore, me çka fuqishëm promovohet rëndësia e arsimit të të rriturve dhe nevoja që sistemi arsimor jo formal të integrohet në sistemin global arsimor. Në anën tjetër ngelet problematik procesi i krijimit të vendeve të reja të punës dhe i punësimit, veçanërisht për të rriturit të cilët e kanë humbur punën ose përsëri kthehen në tregun e punës. Një qasje e këtillë kërkon një bashkëpunim më të mirë ndërmjet të gjithë palëve të interesuara, si tejkalimi i qasjeve tradicionale për vërtetim të shakthtësive vetëm nëpërmjet arsimit formal. Lufta kundër lëshimit të hershëm të shkollimit dhe të arriturat bazike arsimore në shakthtësit themelore, siç janë shkrim-leximi, matematika dhe shkenca veçanërisht tek të rriturit është elementi thelbësor për inkuadrimin, punësimin dhe ngritjen e tyre. Një numër i madh i analizave tregojnë që këto shkathtësi kanë rëndësi më të madhe në të gjitha nivelet e arsimit nga njohurit themelore. Punëdhënësit gjithmonë e më shumë ngrenë zërin që shkathtësitë implementuese siç janë: njohja e gjuhëve të huaja, mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve, komunikimi gojor dhe me shkrim, puna në grupe dhe bashkëpunimi, aftësi për implementim të teknologjisë informatike, kreativiteti dhe inoviteti, aftësi për mësim gjatë gjithë jetës, profesionalizmi, etika dhe përgjegjësia shoqërore janë veçanti që punëdhënësit i kërkojnë te punëtorët e ardhshëm.
Zhvillimi i konceptit i të mësuarit gjatë gjithë jetës rezulton me mirëmbajtjen dhe ruajtjen e rrugëtimit pozitiv e aktiv drejt arsimimit të të gjithë të rriturve gjatë gjithë jetës në kornizat e tri llojeve (arsimi formal, jo formal, informal) në të cilët manifestohet vet arsimi dhe mësimi. Në kontinuitet të mësimit gjatë gjithë jetës më shumë vjen në shprehje arsimi jo formal dhe informal. Arsimi jo formal është proces që realizohet i pavarur nga arsimi i rregullt, ky lloj arsimimi mund të organizohet në vendin e punës, nëpërmjet aktiviteteve të organizatave, qendrave të ndryshme të trajnimit të cilat shërbejnë si plotësim i sistemit formal arsimor. Kurse arsimi informal është paraqitje natyrore në jetën tonë të përditshme, mësimi informal nuk do të thotë që të realizohet qëllimshëm për shkak se edhe vet individët nuk e njohin si faktor i cili kontribuon në rritjen e njohurive dhe shakthtësive te tyre.
Është më se e dukshme që arsimi i të rriturve ka gjithmonë e më shumë rëndësi dhe hapësirë në dizajnimin e jetës së njeriut, punës dhe suksesit të tij dhe mu për këtë paraqitet nevoja për ndryshimin e statusit të deritanishëm të tij si mbindërtim arsimor apo aventurë individuale, por promovim i tij si element përbërës në sistemin global arsimor të vendit. Ky lloj statusi i arsimit të të rriturve patjetër të jetë i ndjekur dhe i përkrahur nga: rregullativa e qartë definuese juridike, rregullimi i të drejtave dhe obligimeve në sferën e financimit në nivel nacional dhe lokal, ndërtimi, zhvillimi i bazuar në kualitet i rrjetit institucional i ofruese të shërbimeve arsimore, në transparencë dhe evaluim të rezultateve të arritura nga ky lloj arsimimi.

Vlerëso tekstin
4.33
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaOpinion
Previous
image
Fundi i shteteve arabe
Christopher R. Hill...
image
Diejt e gushtit
Perëndimi është shndërruar në një nocion të zbrazët. Holandezët bëjnë shumë tregti me Rusinë. Europa lundron në një fluskë pothuajse-pacifizmi. Më mirë të të keqtrajtojnë se sa të jesh luftëdashës. Askush nuk i do armët e gushtit Roger COHEN...
image
Angela Merkel dhe konflikti Shkup-Athinë
Angazhimi i kancelares gjermane do të thotë hedhja në fushën e betejave diplomatike për zgjidhjen e konfliktit mes Shkupit dhe Athinës të potencialeve të mëdha, që Berlini disponon në të gjitha drejtimet. Nuk do jetë e lehtë as për Shkupin dhe as për Athinën ...
image
Sistemi botëror dhe problemi izraelit
Reagimet e paefektshme sot kundër Izraelit kanë një arsye shumë esenciale, e cila është diskriminimi që sistemi botëror bën në favor të këtij shteti artificial ...
image
Prioritetet e gabuara
Të gjithë atyre që ia kanë mësyrë të paktën një herë Shqipërisë, viteve kur nuk ekzistonte “Rruga e Kombit”, nuk ka nevojë t’u tregohet se sa e rëndësishme është infrastruktura e mirë rrugore. Përshkimi i rrugës së vjetër të Kukësit për të zbritur në Milot ka qenë si një lojë mes jetës dhe vdekjes. Edhe kur ke mbërritur në Milot, dhe në të kundërtën, kur i je afruar Prizrenit, nuk është diskutuar as lodhja e as kohëzgjatja e udhëtimit që arrinte deri në 10 orë, porse ke shpëtuar i gjallë...
image
Pse nuk e dëgjuan shqiptarët Hafiz Ali Korçën
Manipulimi dhe rekrutimi i të rinjve shqiptarë që janë në një lloj vakuumi ideologjik, moral e fetar, është më i lehtë, se sa po të ishim një shoqëri e një komb stabil, që do ta kish të ruajtur të pacenuar kontinuitetin e mendimit të vet intelektual e të zhvillimit kombëtar. Prandaj, duhet të rikthehemi te mësimet esenciale si ky i Hafiz Ali Korçës, që e denoncon me forcë ideologjinë globale të terrorit, që të aftësohemi për t’u mbrojtur nga kërcënimet e sotme...
image
Situata në Maqedoni dhe konteksti i saj historik
Prof. Dr. Ibrahim GashiVështruar në kontekstin historik, Republika e Maqedonisë si entitet shtetëror është krijuar në rrethana të një konstelacioni tepër kompleks ndërkombëtar gjatë dhe ...
image
Qime në vezë
Shqiptarët muslimanë, si komunitet dominues në shoqërinë shqiptare, pa dyshim që janë bartës të projekteve madhore historiko-kombëtare. Si komunitet më i madh, janë faktori kyç i tolerancës ndërkonfesionale shqiptare; gjithnjë ditën t’ua shtrijnë dorën vëllezërve të vet të krishterë, si nga komuniteti katolik ashtu edhe nga ai ortodoks...
image
Pesha e barazisë
Mr. Festim POLLOZHANI...
Next
Arkivi
first first Korrik, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull