Fillimi | Opinion | Shekullarizimi dhe shqiptarët

Shekullarizimi dhe shqiptarët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Senat FERATI

Shekullarizimi, edhe pse fillesat filozofike i ka që nga antikiteti, si sistem ideologjik fillon të paraqitet me "vdekjen e Zotit", e cila vdekje çoi pashmangshmërisht edhe në vdekjen e Njeriut në dy luftërat botërore (Aushvici, Dahau), kurse sot, me krizën e vlerave jo vetëm morale, aktualisht po prodhon frikën universale me shpikjen e terrorizmit si pasoj e frikës nga rënia e degjenerimi (antimoderna), meqë dështuan Utopitë e saja (Mbinjeriu, Socializmi,etj). Por, gjithashtu, shekullarizimi u dëshmua edhe në aspektin pozitiv me rezultatet e tija të pamohueshme: liberalizmi, pluralizmi, demokracia, tregu i lirë, barazia gjinore, shteti ligjor, etj. Dhe, vërtetë na kushtoi shumë diktatura e religjionit në Mesjetë, por aq më shumë na kushtuan e dhe diktaturat e shekullarizimit (fashizmi e komunizmi) në kohët moderne! Në anën tjetër, Islami gjendet ende në fazën tradicionale, nëse si referim kemi Modernën dhe Postmodernën, sepse ende nuk ia ka dale të i rimodifikojë idetë fundamentale njerëzore, siç janë Liria,Koha, Tjetri etj. Psh. Koha, jo vetëm në rrafshin diskursiv, ka implikimet e veta jo vetëm filozofike e teologjike: nëse Islami është i zhvilluar (kompakt), bashkëkohor, përparimtar, atëherë paraqitet dilema se pse në rrafshin real-praktik duket i stagnuar, tradicionalist, i pazhvilluar? Në cilën kohë Islami është i zhvilluar e në cilëm i stagnuar? Apo, ndoshta tjetër Islam është ai i përsosuri (i amshueshmi, si epifenomen) e tjetër ai i stagnuari (si fenomen historik)? Por, atëherë në cilën hapësirë është njëri e në cilën është tjetri, meqë Koha pa Hapësirë është diçka paradoksale, inekzistente. Eklipsimi i kësaj ideje në mendësinë Islame ka implikimet e veta jo vetëm ideologjike, por edhe praktike, sepse po e mbanë këtë në raporte të retarduara ndaj Lirisë, Modernes, Demokracisë, Kombit, Tjetrit, etj. Sepse, të themi, Tjetri nuk mund të njihet si vlerë në totalitetin e tij pa kritikë autentike e cila do të na e mundësojë që te Tjetri të e shohim Unin tonë, jo vetëm në kuptimin antropologjik, por edhe në atë moral. Anatemimi i Tjetrit jo vetëm që kultivon narcisëm brenda Unit, por edhe në botën që e rrethon krijon raporte antagoniste, që është në kundërshtim me Vizionin Islam, i cili si intencë fundamentale e ka Paqen. Sfida ekzistencialiste po i ballafaqon këto dy sisteme vlerash homogjene (të vetëmjaftueshme) në një garë jo të barabartë, por konkurimi i alternativave ideore nënkupton edhe refleksionin kreativ dhe tejkalimin e dihotomisë disfunksionale, sepse e keqja nuk është te Tjetri (zhvillimi dhe forca e tij), por te Uni i autuar (i izoluar në hapësirën pa kohë!). Kriza që po përjetohet aktualisht në botën Islame nuk është dhe aq për mungesë resursesh e potencialesh, por më shumë mungesë e metodës (antropologjike, analitike, historike) është krizë e koncepteve dhe ideve politike. Meqë reformimi i koncepteve është proces ende i pambaruar, andaj ende po kemi më shumë imitim të së kaluarës (krenimi me Kohën e Artë), se sa qëndrim kreativ ndaj të sotmes e të nesërmes! Ideja e sundimit të ligjit (shteti ligjor me pavarësinë e tri pushteteve), lirisë njerëzore, statusi i gruas, tregu i lire, etj., gjitha këto ende ndodhen në inkubatorin intelektual. Shkretëtira intelektuale në botën Islame po përceptohet si oazë metafizike në sytë e muslimanëve, si pasojë e të kuptuarit tradicionalist (dogmatik) të vlerave Islame dhe si mungesë e të kuptuarit dinamik të fundamenteve të tij dhe misionit të tij historik. Por, që të jetë konkurrent me shekullarizmin, mendësia islame duhet të lirohet nga terrorizmi i saj akadem, nga taklidi dhe psikologjia e inferioritetit, patjetër të e bëjë detabuizimin e metodave të të menduarit, që të mundemi pa filtra t'i qasemi burimeve dhe vlerave universale të Islamit, siç vepruan edhe gjeneratat e para në historinë islame, të cilat me të kuptuarit e drejtë, sintetizues, dinamik e pa fatalizëm, arritën të jenë në nivelin e përgjegjësisë historike dhe e shpien Islamin në zenitin e Historisë. Edhe kriza e shekullarizimit nuk është e rastësishme, por është sistemore, aksiologjike dhe ontologjike. Kriza e kuptimësisë, atrofimi i moralit, komercializimi i Artit, fetishizimi i të nesërmes, hyjnizimi i Mendjes; gjitha këto nuk janë vetëm efekte anësore të të menduarit shekullarist, por burojnë nga esenca e saj. Shekullarizimi njeriut të sotëm nuk po i jep përgjigje në pyetjen ekzistencialiste që e brenë atë në qenien e tij:"Kush jam unë?","Cili është fati im?". Dhe për këtë arsye, pasigurinë ekzistencialiste të njeriut modern, anarkinë morale të njeriut postmodern, nuk mund të e zgjidh shekullarizimi. Siç konstatoi filozofi i fundit ekzistencialist, Marttin Hajdegeri, në intervistën e fundit të jetës së tij:"Nga një situate e këtillë mund të na shpëtojë vetëm Zoti"! Pra, jo Mendja. Kurse filozofia (shekullarizimi), që nga Niçeja e deri më sot, nuk e njeh Zotin si Qenie ontologjike, dhe për rrjedhojë, sipas Hajdegerit, nuk mund të i përgjigjet njeriut:"Ku shkon ai?", pra cili është kuptimi i jetës së tij trancendentale. Por, sidoqoftë, konkurrimi i këtyre dy alternativave ideologjike të mëdha, këtyre dy sistemeve të vlerave, nuk duhet të jetë përjashtuese, konkurrencë deri në përjashtim, por, përkundrazi, është e patjetërsueshme të jetë një garë përplotësuese, dialektike. Edhepse akorporimi këtyre dy sistemeve duket si pajtim i dy antagonizmave, si diçka e pamundur, punë Sizifi, realiteti i ekzistencës njerëzore po e dëshmon të kundërtën. Për sa na përket ne shqiptarëve duhet të mos bëjmë zgjedhjen false mes njërit apo tjetrit sistem të vlerave (ose-ose), por duhet të i harmonizojmë që të dy sistemet në mendësinë tonë, në identitetin tonë kombëtar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të e ruajmë ekzistencën tonë. Vlera edhe gjithënjerëzore edhe kombëtare janë edhe Jezusi edhe Muhamedi, por edhe Skënderbeu e Nënë Tereza. Këtë bashkëdyzim vlerash duhet të e kultivojmë si një tërësi kompakte dhe të e integrojmë në sistemin politik, në institucionet arsimore, në platformat mediale e kulturore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t'i ruajmë interesat strategjike kombëtare (orientimin perëndimor, trinitetin fetar, pozitën gjeostrategjike) dhe stabilitetin psiko-social, kulturor e politik. Rrjedhimisht, çdo prejudikim apo favorizim i njërit sistem (religjion) mbi tjetrin do të prodhojë destabilitet politik, institucional, kulturor e identitar. Por edhe e kundërta, margjinalizimi i fesë si çështje private, favorizimi i shekullarizimit si sistem sundues, duke e trajtuar religjionin si toalet banjoje (çështje intime), po prodhon dezintegrim shpirtëror dhe erozionin moral: vrasjet e vetëvrasjet e shtuara, dhuna në familje e jashtë saj, droga e prostitucioni në institucionet arsimore e gjetiu, travestimi i gjinive, çorientimi social e antropologjik i shoqërisë,etj. Këto dukuri janë normale në shoqëritë postmoderne! Por, vërtetë, a janë normale për një Qenie mendore?! A është ky Njeriu? Siç ka shkruar Pjetër Bogdani:"Populus non inteligens vapulabit" (Populli nuk do të pësojë duke qenë i ditunë). Ta respektojmë këtë porosi…

Votoni këtë tekst
3.75
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaOpinion
Previous
image
Avokatët e depresionit ekonomik
J. Bradford De LONG...
image
Haxhi-turistët
Valbona MEHMETI ...
image
Ka marrë fund, Sllobodan!
Fadil LEPAJA...
image
Lamtumirë "pajtimi rajonal"
Jean ARNAULT DERENS...
image
Greqia ka edhe fqinjë përreth...
Andreev ALEXANDER ...
image
Ku gaboi Obama në lidhje me Iranin
Shlomo AVINERI Të mirat dhe të këqijat e marrëveshjes me Iranin mbi programin e tij bërthamor do të debatohen gjerësisht gjatë dy muajve të ardhshëm, në...
image
Tregimi me helm
Halil MATOSHI...
Next
Arkivi
first first Gusht, 2015 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag