Hyrje | Opinion | Lojërat Olimpike në 2012-ën

Lojërat Olimpike në 2012-ën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Dejvid KAMERUN

Shou më i madh në botë - “Lojërat Olimpike 2012” do të fillojnë në Londër pas 100 ditëve. Dua t’i ndajmë këto lojëra fantastike Olimpike dhe Paraolimpike me popullin e Maqedonisë dhe për këtë porosia ime e sotme deri të ju është - MIRËSERDHËT.
Këto lojëra dhe kjo verë do të jenë koha e krenarisë për britanikët. Jo vetëm që do të organizojmë lojërat më të mira Olimpike deri më tani, njëherit do të festojmë edhe 60 vjetorin nga qeverisja e madhërisë së saj, Mbretëreshës. Ajo është Mbretëresha në vendin e dytë në botë sipas gjatësisë së qeverisjes. Një moment të këtillë të rëndësishëm për vendin tonë duam ta ndajmë edhe më popullin e Maqedonisë.
E di se Britania do të jap gjithçka që është e mundshme. Ndërtuam lokacione të reja–në kohë dhe në suaza të buxhetit.  Qyteti është i gatshëm, plani për transport është funksional dhe me padurim presim t’i themi botës mirëserdhe.
Çka ofron Londra 2012-të? Sipas meje, këto lojëra kanë dy çështje thelbësore. Sporti do të jetë baza e kësaj gare të madhe. Do të shohim se si do të thyhen rekordet, se si krijohen kujtimet dhe fillohen miqësi të reja. Por kur ngjarjet do të përfundojnë dhe medaljen do të ndahen, vlerësojë se këto lojëra Olimpike do vazhdojnë t’i ndryshojnë punët për të mirë.
Ajo që do të mbetet është thelbësore. Kur fituam për nikoqir të lojërave, Zhak Rog, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar,  fliste për “magjinë specifike” të cilën Britania po e bënte për lojërat Olimpike 2012-dhe u munduam që kjo të jetë dhe realitete.
Londra është qyteti i vetëm që do të jetë nikoqir i lojërave Olimpike për të tretën herë. Kemi traditë të shkëlqyer. Në vitin 1908- të Lojërat Olimpike moderne u mbajtën në Londër–ku për herë të parë sportistët e olimpiadës parakaluan nën flamujt e tyre kombëtar. Rruga maratonike ishte 26 milje dhe 385 jard e cila si pikënisje kishte kështjellën Vindzorin, ndërsa përfundonte para lozhës Mbretërore në stadium. Kjo është gjatësia e cila edhe sot shfrytëzohet kudo në botë. Në vitin 1948-të, Lojërat u mbajtën me hijen e luftës së tmerrshme botërore. Megjithatë, Londra arriti t’i mbledhë vendet për të festuar idealet Olimpike të miqësisë dhe të shoqërisë ndërkombëtare. Edhe më shumë, ata krijuan mundësi të reja për femrat në sport, promovuan lëvizjen vullnetare olimpike dhe vendosën themelet e lojërave moderne Paraolimpike.
Këtë verë, kur sportistët dhe vizitorët do të vijnë, do të shohin një pjesë krejtësisht të re rreth parkut Olimpik, në pjesën lindore të qytetit. Vendi ishte një repart prodhues i braktisur dhe pasi të përfundojnë lojërat do të shndërrohet në një lagje vendbanimi, biznesesh dhe punësimi. Paraprimë me metodat e reja të dizajnit dhe ndërtimeve. Shfrytëzuam teknologji  me emisione të ulëta të karbonit, me qëllim që t’i bëjmë Lojërat në Londër në 2012-tën të parat të qëndrueshme. Përmes investimeve në kapacitete të reja dhe krijimin e një gare të re “lojëra shkollore” nëpër shkollat vendore, ne i nxitëm gjeneratat e njerëzve të rinj t’i shijojnë bukuritë dhe përfitimet nga sporti.
Trashëgimi nga Londra 2012-të nuk do të jetë vetëm për Britaninë. Programi ndërkombëtar për inspirim (International Inspiration Programme) krijon mundësi për më shumë se 12 milionë njerëz nga 20 vende të botës. Kjo jo vetëm që u mundëson më shumë të rinjve t’i gëzohen sportit sot, por ndihmon të ndryshohet mënyra se si këto vende e promovojnë sportin nëpër shkolla dhe shoqëri në mënyrë afatgjate. Ky është një shembull i mirë për vendosmërinë tonë të mundësojmë që çdo komb, jo vetëm britanikët, ta ndajnë inspirimin nga viti 2012-të. Dëshiroj që lojërat olimpike të jenë më shumë se sa vetëm mirëseardhje për sportistë në Londër në verë. Duam të ndërtojmë lidhje të reja e të përhershme midis Maqedonisë dhe Britanisë. Nëse jeni student ose shkencëtar, kjo është mundësi të dini më shumë për vendin ku ka katër universitete nga dhjetë më të mirët në botë dhe mbi 75 fitues të çmimit Nobël për shkencë dhe teknologji.
Nëse jeni sipërmarrës apo investitor, viti 2012 është një shans i mirë të zbuloni mundësi të reja në një vend i cili ka më së paku pengesa për sipërmarrësit në botë. Nëse jeni turist, kjo është mundësi e mirë të kënaqeni në lidhjen unikate në Britani, të historisë së vjetër me të renë, trashëgimin e kështjellave tona, peizazheve dhe pronat e mbretërve dhe në të njëjtën kohë me kulturën moderne, muzikën, artin, teatrin dhe modën.
Sport i shkëlqyeshëm. Biznes i shkëlqyeshëm. Kulturë e shkëlqyeshme.
Të jesh nikoqir i Lojërave në vitin 2012 është nder i madh. Duam që ky të jetë moment i rëndësishëm për Britaninë dhe mezi presim t’i dëshirojmë mirëseardhje botës dhe të jetë pjesë e Lojërave Olimpike 2012.

(Autori është kryeministër i Britanisë së Madhe. Gazeta KOHA e ka të drejtën ekskluzive të botimit të shkrimit nga mediat shqipe në Maqedoni) 


Vlerëso tekstin
5.00
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaOpinion
Previous
Next
Arkivi
first first Shtator, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull