Fillimi | Opinion | Njëmbëdhjetë vjet pa babain

Njëmbëdhjetë vjet pa babain

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Vitet po kalojnë, por malli për babain çdo ditë e më shumë shtohet... ky muaj dhe kjo datë (21.03.2001) është shumë e hidhur për mua.. Kthehemi 11 vite pas. Në atë kohë unë isha vetëm 10 vjeçe, ndërsa vëllai im 7 vjeç. Lagja ku jetojmë është lagje e dëshmorëve ku luftuan dhe dhanë jetën  për të qenë sot të lirë. Më 14 mars të vitit 2001 krisi pushka në maje të Sharrit. Edhe pse isha vetëm 10 vjeçe, çdo gjë ka ngelur në kujtesën time. Plumbat vinin anë e mbanë. Unë dhe vëllau ishim në oborrin e shtëpisë. Vëllau Lulzimi (Luli) shikonte si bëhej luftë dhe bërtiste UÇK... UÇK...
Si një fëmijë i vogël nuk dinte se çka po ndodh. U strehuam e gjithë familja te banesa e hallës time. Iknim nga shtëpia se shumë krisma kishte. Kisha frikë... Xhaxhai im ishte në Malin Sharr, aty ku jehoi krisma e parë. E gjithë familja ishim të strehuar në një vend, por gjyshi dhe babai  im nuk ishin të qetë, nga se në lagjen tonë bëhej luftë. Ishte ditë e enjte, 21 mars, mëngjes. Shumë herët hëngrëm mëngjesin. Gjyshi dhe babi u bënë gati për t'u kthyer në shtëpinë tonë, për të marrë ca valixhe dhe për të ikur nga ky shtet, sepse bëhej luftë. Tek sa dilnin gjyshi dhe babi dhe vëllai im tentonte të shkonte me ta, mirëpo gjyshi im nuk lejoi, nga se ishte shumë rrezik në atë kohë. U përshëndetën, shkuan, por nuk u kthyen më..
Qëndroja në dhomë, e ulur dhe po shikoja TV kur në atë moment u dhanë lajmet dhe po tregonin gjendjen në Maqedoni. Afër meje ishte edhe nën-loke e babait tim. Sapo filluan lajmet na tha që të heshtim.. Në lajme tregonin vrasjen e babait dhe gjyshit, mirëpo ne nuk dinim asgjë, ndërsa nën- loke (Shahe Koraçi, e ndjerë) sapo pa atë klip dhe filloi të flas me veten... "mjer ajo nan çka do i prêt xhenaze". E shkreta nuk e dinte se ishte biri i saj.. pas disa minutash filluan të dëgjohen telefonatat nga të afërmit e mi dhe po pyesnin për regjistrimin e targave të veturës...Pas pak çastesh dikush trokiti në derë. Unë vrapova, duke menduar se ishte babi im. Por, ishte dikush tjetër, Kadri Vejseli ... Hyri brenda dhe u ul te një qosh. Nuk fliste asgjë. Pashë se mjekra i dridhej...
Me kokë ulur dhe me lot në faqe tha: Zoti ju lash shnosh juve se Rasimi e Ramadini ndërruan jetë sot në mëngjes...
Në atë moment mami im shtrëngoi duart shumë fort dhe u ul. Unë shkova pranë saj dhe i thash: Mami, pse po qan, mos qaj se babi tash do vijë, ai nuk na len neve.. Ai nuk u kthye kurrë... Të nesërmen ishte varrimi. Babai im pas vetes na la mua, vëllaun Lulzimin dhe motrën e vogël, Elirën, e cila lindi 5 muaj më vonë në Prishtinë, ku ne qëndruam si refugjatë. Jam e lumtur që babi im dhe shumë luftëtarë tjerë dhanë jetën për lirinë dhe për të drejtën e shqiptarëve, por politikanët kanë harruar gjithçka. Me gjakun e babait tim ata janë ulur në karrikë, ndërsa unë jam e papunë dhe pa studime… Ka tre vite që kam marrë diplomën, e cila gjendet në selinë e Fazli Veliut. Vetëm një ndihmë e kishte mami që gjithashtu është e papunë, por edhe atë ia ndaluan. Kështu jetojnë familjet e dëshmorëve dhe fëmijët e tyre, pa shkollë, pa punë...

(Autorja është e bija e të ndjerit Ramadan Koraçi)

Votoni këtë tekst
3.67
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaOpinion
Previous
image
Vazhdojnë manipulimet me shqiptarët e Luginës
Riza HALIMI Natyrisht ishte fryma e re politike e shkaktuar me rënien e murit të Berlinit që imponoi ndryshimet ligjore që mundësuan pluralizmin politik dhe sistemin...
image
Një dramë po kthehet në tragjedi
Zoran JORDANOVSKI Pamjet e tmerrshme të gjendjes kaotike në Gjevgjeli po qarkullojnë nëpër botë. Qyteti me 10.000 banorë në jug të Maqedonisë gjendet në afërsi të...
image
Rikthimi i mureve dhe vizave në Ballkan
Arben MALAJ Emigracioni ilegal nga Ballkani Perëndimor dhe rajonet në konflikt drejt vendeve të BE-së konsiderohet sot shqetësimi numër një për institucionet e BE-së, sidomos për...
image
Zgjedhjet e reja, shpresë apo disfatë për Erdoganin?
Leonidha MËRTIRI Zgjedhjet në Turqi duket se janë më afër hyrjes në një raund të ri. Kur duhen dhe katër ditë të përfundojë afati për formimin...
image
Për ”Enciklopedinë maqedonase”
Esat STAVILECI Ky shkrim i dr. Esat Stavilecit, i shkruar enkas për gazetën tonë, u përfshi në librin “Enciklopedia – reagime” që u botua në vitin 2009,...
image
Stavileci kishte thënë se shqiptarët duhet ta kenë sovranitetin e vet
Ismail ARSLLANI Më 30 prill 1991, në sallën e madhe, të stërmbushur, të Kuvendit të Komunës së Tetovës, ku u mbajt një tryezë e rrumbullakët, me...
image
Përpara malit me emrin Arbën Xhaferi
Mentor NAZARKO Ndërsa për media të ndry shme po formulohen elegji për vdekjen e shqiptarit të madh Arbën Xhaferi, dhe shumë po përpiqen të tregojnë prova...
image
Skicë për mbrothësinë e përbashkët
Arbën XHAFERI Tashmë është bërë e pamundur që të zhvillohet një debat racional për nacionalizmin. Pas zhvillimeve tragjike gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, pas konflikteve të ndryshme...
Next
Arkivi
first first Gusht, 2015 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag