Obler thotë se është i varur nga pornografia!

6

Novelisti i njohur Benjamin Obler ka rrëfyer për herë të parë varësinë e tij ndaj pornografisë. Në jetën e jashtme, ai dukej i lumtur dhe i aftë që të krijojë lidhje më femrat, por në jetën e tij personale ishte një histori tërësisht ndryshe, shkruan ‘The Sun’. Ai ka treguar se prej 20 vitesh është i varur nga filmat pornografik, dhe kjo e ka dëmtuar mjaft. Benjamin ka rrëfyer se sapo mbaronte angazhimet e tij, nxitonte të kthehej në shtëpi dhe të qëndronte vetëm duke parë filma me pullë të kuqe, raporton ‘Panorama’. “Më kujtohet si tani hera e parë që pashë pornografi. Familja në të cilën jam rritur mbante bibliotekë pornografike në dy sirtarë të caktuar. Kur njerëzit më pyesnin nëse do t’i shihja ndonjëherë unë e mohoja, por të zbulosh seksualitetin tënd është e natyrshme. Nëna dhe babai im punonin deri vonë, ndërsa im vëlla ishte i angazhuar pasditeve me sport, kështu që unë kisha shumë kohë që të shihja çfarë fshihej pas tyre sirtarëve. Kjo ishte dhe koha kur unë fillova të shihja porno dhe dalë nga dalë u bëra i fiksuar dhe i varur.”, tregon shkrimtari. Ai rrëfen se ka pasur disa të dashura dhe madje me disa prej tyre ka pasur lidhje afatgjatë, por asnjëherë nuk i merrte seriozisht ato. Ai thotë se ato mendonin për martesë ndërsa atij as që i shkonte në mendje. “Pasi e dashura ime shkonte të flinte, unë rrija me orë të tëra natën duke parë në internet filma porno. Kur ajo i gjente këto faqe në historikun e laptopit, unë i thosha se ishin ‘spam’ por ajo nuk më besonte dhe niste të bërtiste duke më thënë se kjo quhej tradhti. Për vite më radhë e kam përsëritur këtë pafytyrësi”, rrëfen Benjamin.

 

Të Ngjajshme