Cardi B është 8 muajshe shtatzënë dhe kanë mbetur pak ditë për të sjellë në jetë fëmijën e parë.
Ajo zgjodhi të bëjë traditën e të gjithë artistëve për të dalë nudo për një set fotografik. 25-vjeçarja ka pozuar për kopertinën e Rolling Stone së bashku me të fejuarin e saj Offset dhe ka publikuar imazhin.
Ylli i “Bodak Yellow” ka veshur një pelerinë të zezë që i mbulon gjoksin, ndërkohë që partneri i puth barkun e rrumbullakosur.
“Nuk mund të prisja deri në publikimin e revistës në korrik për të sjellë fotografinë. Kjo kopertinë është shumë e veçantë për mua. Faleminderit të gjithëve që punuan në këtë projekt, edhe pse ishte supozuar që të ishte bardh e zi. Vajza ime ia doli që të dalë”, tha Cardi B.