Helsinki, 21 maj – Kompania finlandeze HMD, e cila është trashëguese juridike e Nokia-s, sot kumtoi se ka siguruar 100 milionë dollarë, të cilat do t’i investojë në projekte zhvillimore.
Mjetet janë siguruar nga kompania investuese Di-Em-Xhi Azia dhe Fokskon-i tajvanez. Qëllimi kryesor i kompanisë është që ta rrisë shitjen e telefonave celularë nën brendin Nokia.
HMD ka shitur 70 milionë telefona Nokia në vitin 2017 dhe kishte qarkullim prej 1,8 miliardë euro.