Një varkë druri me tetë persona në të, të cilët pohojnë se janë nga Koreja Veriore, është hedhur nga deti në pjesën veriore të bregut japonez, kumtoi policia lokale. Policia i ka zbuluar tetë burrat në portin për jahte në qytetin Jurihonxho pasi që ka marrë informacione nga një banor lokal, pas së cilës ata janë dërguar në dëgjim. “Ata pohojnë se janë nga Koreja Veriore dhe kanë qenë për peshkim, kur varka e tyre ka përjetuar fatkeqësi dhe është nxjerrë në breg”, deklaroi Hashiro Okongi, shef i Komisionit nacional për siguri publike. Incidenti ndodh në momentin të tensioneve të rritura të Gadishullit Korean. Koreja Veriore shpesh i kërcënohet Japonisë me lansim të raketave, të cilat biejnë në afërsi të arqipelagut ose fluturojnë mbi të.