Kush zgjohet shpejtë në mëngjes jeton më gjatë dhe sëmuret më pak. Është kjo ajo që ka treguar një studim amerikan i drejtuar nga Kristen Knutson, profesore e neurologjisë në Northwestern University dhe i publikuar në revistën shkencore “Chronobiology International”. Rezultoi se personat e mësuar që të zgjohen herët në mëngjes jetojnë më gjatë dhe sëmuren më pak se personat që bien në shtrat vonë dhe zgjohen vonë. Në studim u përfshinë 433 268 persona me moshë 38 deri në 73 vjeç.
Ekspertët e ndanë grupin në katër nëngrupe, sipas mënyrës që flinin. Duke monitoruar shëndetin e pjesëmarrësve për gjashtë vite me radhë, ekspertët amerikan konkluduan se ata që rrinë deri natën vonë zgjuar, rrezikojnë me 10% nga vdekja e parakohshme.
Gjithashtu rrezikonin 30% më shumë që të vuanin nga diabeti dhe rrezikonin dyfish të prekeshin nga çrregullime psikologjike. Ndër të tjera rrezikonin 23% të prekeshin nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe 22% nga çrregullimet gastrointestinale.