Arkeologët kanë zbuluar një dhomë të fshehtë spiunazhi poshtë një rruge kryesore në Moskë, e cila datonte që nga shekulli i 16-të, shkruan “RT”. E ndërtuar nga Elena Glinskaya, nëna e Ivanit të Tmerrshëm, dhoma sekrete përdorej për të përgjuar armikun përmes një mureve Arkeologët thonë se dhoma e fshehtë e spiunazhit është përdorur për herë të fundit në shekullin e 17-të, në luftën kundër polakëve. Muret e harkuara të dhomës, krijojnë një efekt të veçantë akustik, i cili të mundëson të dëgjosh shumë të qartë gjithçka që ndodh jashtë. Përveç spiunazhit , dhomë e fshehtë është përdorur edhe për të ruajtur furnizime me ushqime në kohë paqeje.