Rachael Farrokh u sulmua nga një sëmundje e rëndë duke e bërë atë të humbas 40 kilogramë, por falë burrit të saj ajo e mposhti këtë sëmundje.
Në moshën 37-vjeçare, Farrokh për shkak të një sëmundjeje peshonte sa një vajzë 5 vjeçare. Ajo po vuante nga një formë e rëndë e anoreksisë e njohur si “Anoreksia Nervosa”, çka e shkatërroi shëndetin e saj, duke e transformuar në një peshë shumë të vogël duke i humbur 40 kilogramë.
Për shkak të trajtimeve që duhet të merrte për ta sfiduar sëmundjen Rachael detyrohet të kalonte kohë të madhe nëpër spitale, dhe i duhej kujdes shumë i madh, dhe ajo ishte lodhur nga e gjithë kjo punë. Gjendja e saj e trupit po ndikonte edhe në trurin e Rachael, dhe kjo ishte akoma më shqetësuese për të, mirëpo burri i saj Rod, bëri diçka madhështore, la punën dhe të gjitha angazhimet e tij, për të kujdesur për gruan.
Qëndroi ditë e natë pranë saj, duke ia dëshmuar kështu me kujdesin që po i bënte edhe dashurinë e madhe që ndiente për të. Dhe, pikërisht gjesti i burrit të saj bëri që ajo të mos e humbte edhe mendjen falë kësaj sëmundje që kishte, dhe ndodhi mrekullia, ajo filloi të rimëkëmbej, falë këmbënguljes së burrit të saj. Kujdesi i Rod-it për gruan e tij është një shembull për të gjithë.
Ata të dy besojnë në shërimin e plotë të sëmundjes dhe të arrijnë ”të fluturojnë të lirë”. Kjo video është publikuar gjatë kohës më të vështirë të sëmundjes së saj, kur ajo po luftonte ashpër me të për ta mposhtur, duke kërkuar t’i ndihmojnë njerëzit njëri-tjetrit dhe t’ia dalin bashkë.