Shkup, 12 qershor – Në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar nga vdekja e dhunshme kanë vdekur 421 persona, që është ulje për 15.3 për qind në raport me vitin 2016, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Të vdekurit prej vdekjes së dhunshme në mortalitetin e përgjithshëm bëjnë pjesë me 2.1 për qind. Në strukturën e të vdekurve prej vdekjes së dhunshme sipas gjinisë dhe në vitin 2017 si edhe në vitet paraprake pjesëmarrje më të madhe kanë personat meshkuj edhe atë 75.1 për qind.
Në rastet e vdekjes së dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë “fatkeqësitë” me 66.0%, më pas “Vetëvrasjet” me 26.4% dhe “Vrasjet” me 7.6%.
Në kategorinë “Fatkeqësi”, në rend të parë janë personat e vdekur prej “Shkaqeve të tjera të jashtme për lëndim rastësor”, me pjesëmarrje prej 26.1%.