Qefser ABDYLI
Shkup, 24 janar – Brenda dhjetë ditëve Regjistri Qendror do të fillojë procedurën për fshirjen e rreth 6.500 kompanive të reja nga të dhënat, shkruan gazeta KOHA. Kjo përfshinë subjektet juridike dhe fizike, të cilat janë evidentuar për fshirje brenda një viti, gjatë të cilit nuk kanë qenë në gjendje për të shmangur parregullsitë për shkak të të cilave janë futur në listën për fshirje. Këto firma gjenden në listë për shkak se që nga viti 2015 nuk kanë dorëzuar llogari vjetore për vitin paraprak 2014. Regjistri Qendror vetëm në periudhën e vitit 2016 ka fshirë nga evidenca mbi 34.200 kompani, të cilat në të njëjtën bazë që nga fundi i vitit 2014 nuk ka ofruar llogaritë vjetore për vitin 2013.
Operacioni për fshirjen e kompanive nga evidenca e Regjistrit filloi tre vjet më parë, kur u tha se në evidencë ka shumë kompani që vetëm janë regjistruar, por nuk janë aktive. Kompanitë do të fshihen nga Regjistrit Qendror nga muaji shkurt, pasi ato ishin të publikuar në fund të janarit të vitit të kaluar. Deri më 29 janar ata kishin një periudhë prej një viti, por disa prej tyre mund të jetë në pritje të falimentimit apo likuidimit. Të gjithë ato kompani që i kanë freskuar të dhënat nuk do të fshihen, ndërsa të tjerat që nuk i kanë përmbushur kërkesat nuk do të ekzistojnë më. Pas përfundimit të muajit të parë do të ketë një listë të re ku do të përfshihen disa mijë firma të cilat deri në fund të vitit 2016 nuk e kanë dorëzuar llogarinë vjetore për vitin 2015. Saktësisht nuk dihet se sa do të jetë numri i tyre, por me sa duket duke pasur parasysh se lista është pastruar për disa vjet, numri i firmave që nuk janë aktive ngadalë zvogëlohet. Përndryshe, kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë para afatit një vjeçar, janë vetëm 6.438 subjekte edhe pse vitin e kaluar nga fillimi i vitit janë regjistruar mbi 7.000. Ndryshe nga shkurti e deri në maj të vitit të kaluar kanë qenë të fshira nga evidenca 34.260 kompani. Më shumë fshirje ka pasur në prill diku rreth 20.000 firma. Në shkurt nga evidenca nuk ka pasur 5.296, në mars diku rreth 9.000, ndërsa në maj tetë subjekte juridike. Ato në fund të vitit 2014, nuk kanë dorëzuar llogari për vitin 2013.
Nga Regjistri qendror konfirmojnë se një numër i vogël i kompanive i eliminojnë shkaqet për të cilat kanë hyrë në rrethin për fshirje. Kjo është njëra prej operacioneve për fshirjen e kompanive nga regjistri. Listat shtetërore ishin praktikisht të plotë të kompanive që ekzistojnë, por nuk janë aktive. Ndryshe, deri më tani me ligj fshihen edhe 4.814 kompani të tjera. Flitet në lidhje me kompanitë që ishin me të dhëna të pakonfirmuara në Regjistrin tregtar. Janë të fshira edhe 2.884 firma me llogari të bllokuara nga Agjencia për bllokimin e llogarive. Para fillimit të këtij procesi, nga Regjistri qendror konfirmojnë se rreth 20.000 kompani janë të regjistruara në evidencën e tyre. (koha.mk)