Më 14 shkurt të vitit 2010, mijëra njerëz ndezën televizorin për të parë Greenhalgh të realizojë ëndrrën e tij, të bëhej një futbollist profesionist me një prej klubeve më të mëdha të Italisë, pr çfarë ndodhi me lojtarin anësor që parashikohej si një talent me të ardhme të madhe nga Jamie Redknapp? Çfarë impakti pati eksperienca e të luajturit me Patrick Viera, Lucio dhe Ricardo Quaresma në karrierën e tij dhe çfarë ndodhi gjatë dhe pas kohës së tij në Milano? Nëse nuk e njihni programin, Football’s Next Star ishte një emision në Sky1 që i jepte britanikëve të rinj e të talentuar një platformë për të treguar aftësitë e tyre, me një kontratë profesionale te Inter Milan si çmimin fitues.
Ish-mesfushori i Tottenham dhe Liverpool Jamire Redknapp ishte ai që drejtonte emisionin, teksa trajnerët italianë Marco Monti dhe Paolo Migilavacca vendosnin se kush qëndronte e kush largohej nga procesi. Javë pas jave, grupi zvogëlohej teksa kompeticioni bëhej më i vështirë. Sky1 prodhoi një nga ‘reality show-et’ më të mira të viteve të fundit. Ishte diçka ndryshe. Shfaqte një miskim unik të realitetit dhe fantazisë. Fakti që një adoleshent nga Kent, i cili kishte luajtur vetëm disa ndeshje me Welling United, mund të fitonte një kontratë pune me tre herë kampionët e Champions League Inter Milan, është një emision i veçantë.
Lojtari që tani luan me Maidstone United, u bë i famshëm për shkak të shpejtësisë, driblimeve dhe spektaklit që falte në fushë. 10 finalistët e fundit do të mbërrinin në liqenin e Komos të Italisë, për të konkurruar për një kontratë profesionale me Inter, të mësonin italishten dhe të provojnë aftësitë e tyre si dhe të përballojnë mënyrën e jetesës italiane. Pas gjashtë episodesh, Ben eventualisht arriti në finale. Pas një episodi që zgjati një orë, Ben u shpall fitues nga Marco Monti. Ishte një ëndërr që u bë realitet. Ai ia kishte dalë mbanë, por tani e priste një realitet i ashpër, Inter. Anësori nderoi kontratën e tij gjashtë mujore e më pas Inter vendosi t’ia rinovonte, duke e huazuar te Calcio Como për katër muaj. Ai shënoi 8 gola në 12 ndeshje në Serie C por kohës së tij në Itali po i vinte fundi.
Pasi kaloi 12 muaj në Itali me gjigantët e Europës, ai u rikthye në Angli për t’u stërvitur te Brighton Hove Albion, por jeta e tij do kishte shkuar ndryshe nëse ai nuk do e kishte fituar spektaklin pasi Redknapp ishte gati t’i ofronte një kontratë dyvjeçare te Tottenham nëse do kishte qëndruar në Angli. Pas periudhës në Brighton, Concord Rangers dhe Ebbsfleet, lotjari iu bashkua legjendës angleze Terry Butcher te skocezët e Inverness në 2013. Por karriera e tij nuk shkoi ashtu si ç’ishte parashikuar. Që kur është larguar nga futbolli profesionist, ai ka punuar si dubla e Cristiano Ronaldo si pjesë e Select Sport Artists, por ai ka qenë dubla edhe e Ozil, Bale, Van Persie, Luke Shaw, Messi dhe Diego Costa.
Ai ka punuar te shumica e reklamave të Adidas në dy sezonet e fundit. Greenhalgh fitoi një kontratë gjashtë mujore te Inter, luajti me Patrick Viera, dhe tani ka një karrierë part-time te Maidstone United. Jo shumë 24 vjeçare kanë një eksperiencë kaq të madhe jete.