Shkup, 2 nëntor – Ministria e financave propozon që nga fillimi i vitit të ardhshëm të rriten akcizat e naftës. Përmes këtij propozimi parashikohet që akcizat të rriten për 3 denarë, apo bashkë me TVSH 3.54 denarë dhe kjo rritje do të përfshij vetëm dizelin, mazutin dhe vajin ekstra të lehtë, por jo dhe benzinën.