Veprimet e ekzagjeruar të brazilianit Nyemar janë bërë objekt talljeje duke nisur nga fëmijët dhe deri tek të rriturit. Lojtari i PSG-së vijon të thumbohet, pasi edhe në Botërorin e Rusisë ishte protagonist në rëniet e tij të ekzagjeruar pas ndërhyrjeve të kundërshtarëve. Por nuk ka mbetur këtu, së fundmi edhe faqja pornografike “Pornohub” ka shtuar kategoritë e saj në faqen e saj, të titulluara si më poshtë: “Diving”, “public humiliation” dhe “crying” (hedhje, poshtërim publik dhe vajtim), dhe të gjitha këto janë të shoqëruara me fotot e Nyemar.