EVN Maqedoni paralajmëron se të hënën, më 29 maj, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e komunave Qendër, Saraj dhe Shuto Orizare. Shkak për ndërprerjen janë ndërhyrjet teknike.
Energji elektrike prej orës 9:00 deri në orën 14:00 nuk do të kenë një pjesë e konsumatorëve në rrugët: “Zletovska”, “Jeta e re” dhe “Bërsjaçka Buna” në Shuto Orizare, prej orës 9:00 deri në orën 15:30 një pjesë e konsumatorëve në fshatin Bukoviq, Komuna e Sarajit dhe prej orës 9:00 deri në orën 13:00 konsumatorët e një pjese të rrugës “Ganço Haxhipanzov” nr. 38,40 dhe nr.42 në Qendër.