Shkup, 13 nëntor – Me rastin e shënimit të 73 vjetorit të themelimit të Qytetit të Shkupit, Kryqi i Kuq i Shkupit organizon aksion tradicional për dhurimin e gjakut, njofton Koha.
Aksioni organizohet nesër nga ora 9 dhe zgjat deri në orën 17. Të gjithë të interesuarit mund të dhurojnë gjak në Qendrën ditore për dhënie gjaku të Kryqit të kuq- Shkup “Dare Xhambaz”.