Nëse shihni porno,kjo është lista e rreziqeve

Pak gjëra janë universale, një ndër to është pornografia. Flasim gjuhë të ndryshme, hamë ushqime të ndryshme, kemi etni të ndryshme, por seksin e bëjmë njëlloj. Vitet e fundit pornografia ka evoluar dukshëm edhe falë internetit që ka minimizuar filtrate. Gjithsesi janë bërë studime që flasin për efektet e pornografisë.

Por këto të fundit nuk janë shumë efikase pasi nuk i studiojnë njerëzit në ambientin e tyre natyral duke parë se si reagojnë pasi ose kur shohin porno.

Një grup kërkuesish holandezë ka zbuluar në 1994 se gratë eksitohen nga filmat porno edhe pse nuk e pranojë. Në fakt burrat dhe gratë kanë ndjesi të ndryshme sa i takon pornografisë.

Sipas studimeve burrat janë më të përqendruar tek fytyrat e aktoreve dhe shprehjet e këtyre të fundit. Ato tregojnë se, sa më shumë të fiksohesh tek diçka aq më shumë do të zhvillohet libido.

Nëse një burrë i rritur mund ta shohë më përçmim pornon, një adoleshnti të papjekur mund ti sjellë problem. Nga videot porno adoleshentët mund të rrezikojnë të krijojnë ide të gabuara mbi seksin. Një adoleshent që sheh porno mund të ndjehet i pasigurt edhe për përmasat, ose për kohëzgjatjen e ereksionit. Pjesa tjetër shqetësuese është që gratë në filmat porno pranojnë menjëherë ofertat për seks, kjo nuk ndodh në jetën reale.