“Disa njerëz përpiqen të zgjaten duke prerë kokat e njerëzve të tjerë.” – Paramahansa Yogananda
Çfarë është manipulimi? Sipas ekspertit të marrëdhënieve Susan Winter, manipulimi ndodh kur përpiqesh t’i kontrollosh të tjerët duke i bërë ata të dyshojnë për veten, intuitën dhe realitetin e tyre.
Kini parasysh që qëllimi është që dikush ta bëjë dikë të vejë në dyshim realitetin. Është një formë e veçantë e abuzimit që mund të bëjë që njerëzit të ndjehen sikur po çmenden.
Për fat të mirë, ka disa sjellje alarmante që e ekspozojnë dikë si manipulues. Ja pesë prej tyre:
Të gënjyerit
Gënjeshtra është një sjellje bazë në manipulim.
Në fakt, manipulimi kërkon që personi në fjalë të thotë gënjeshtra haptazi. Nëse dikush po ju thotë gënjeshtra që bien në kundërshtim me atë që dini, atëherë kjo është një shenjë që ata janë duke u përpjekur për t’ju manipuluar.
Për shembull, nëse e dini se keni thënë diçka specifike dhe partneri juaj përpiqet të gënjejë dhe të thotë se keni thënë diçka tjetër, atëherë është kjo është një shenjë.
Për shembull, nëse i thoni partnerit tuaj, “Unë jam i/e mërzitur tani”, dhe ata përpiqen të ndryshojnë atë që keni thënë në, “të urrej tani”, kjo është një formë e manipulimit.
Ata projektojnë ndjenja në ju
Projektimi është një term që do të thotë që dikush po bën sikur ndihet, mendon apo dëshiron të njëjtat gjëra si ju të cilat ju nuk i ndjeni, mendoni apo dëshironi në të vërtetë.
Dikush i manipulon nevojat e dikujt që të mund të projektojë diçka për viktimat e tij në mënyrë që t’i kontrollojë ata.
Për shembull, nëse i jepni abuzuesit një përgjigje neutrale, ata mund të japin një përgjigje të hapur kundër jush. Kur dikush thotë, “Unë nuk e di” në përgjigje të një pyetjeje, manipuluesi do të nxisë një ndjenjë më armiqësore mbi personin.
Jo vetëm kaq, por ata do t’ju tregojnë se çfarë ju ndjeni dhe do të insistojnë që kjo të jetë e vërtetë deri sa të filloni të besoni edhe vetë.
Ata ju vendosin përballë të gjithëve
Një manipulues kërkon që ju të besoni se “jemi ti dhe unë kundër botës”. Ata do t’ju bëjnë të besoni se të gjithë të tjerët po ju gënjejnë dhe se ata janë personi i vetëm të cilit mund t’i besoni.
Nëse një manipulues fillon t’ju tregojë se miqtë dhe familja juaj po ju gënjejnë, kjo është një shenjë e dukshme, veçanërisht nëse është e vështirë për t’u besuar.
Nëse miqtë dhe familja juaj nuk ju kanë gënjyer kurrë më parë, atëherë ata nuk do të kishin ndonjë arsye që të fillojnë që t’ju gënjejnë tani.
Dikush që po përpiqet që t’ju manipulojë, dëshiron që ju të besoni se nuk mund t’i besoni askujt tjetër.
Ata thonë një gjë dhe bëjnë një tjetër
Mjeti më i madh që një manipulues ka është konfuzimi dhe ata janë mjeshtra në të paturit nën kontroll këtë pështjellim.
Nëse dikush po ju thotë një gjë, por duke demonstruar diçka tjetër, atëherë kjo është një shenjë e qartë që ata po përpiqen t’ju manipulojnë.
Për shembull, nëse dikush ju thotë se ju beson, por kontrollon në telefonin tuaj, kjo do të thotë se ata nuk ju besojnë vërtet.
Nëse dikush ju thotë se ata ju duan, por vazhdojnë që t’ju ulin dhe poshtërojnë, ky është një flamur i kuq. Nëse dikush përpiqet qëllimisht t’ju ngatërrojë, ata po përpiqen që t’ju manipulojnë.
Mohimi
Një tjetër sjellje treguese e dikujt që është duke u përpjekur që t’ju manipulojë është mohimi i plotë. Kjo është e njëjta gjë si gënjeshtra.
Sipas George Simon, PhD, “Kur ata përballen, ata jo vetëm që mohojnë, mohojnë, mohojnë – ata mohojnë me forcë.
Skenari është i thjeshtë: kur ju përballeni me diçka që ju e dini, do t’ju ekspozojë për karakterin e keq që keni, sillen si të lënduar dhe të ofenduar, shfaqen të vendosur dhe vënë në pikëpyetje arsyetimin e akuzës tuaj.
Skenari nuk është vetëm i thjeshtë, por është përgjithësisht i efektshëm “.
Nuk ka rëndësi nëse keni dëshmi apo video ku ata shfaqen duke bërë diçka, ata do t’ju vihen kundër në përpjekje për t’ju dëshmuar se ngjarja nuk ka ndodhur në të vërtetë.
Megjithatë, kjo ndodh kryesisht në mënyra më delikate. Nëse ju kanë fyer dje, ata sot do ta mohojnë se e kanë këtë gjë. Nëse i ndihmonit me diçka, ata do ta mohojnë se i keni ndihmuar ndonjëherë.
Jini të vetëdijshëm për mohimin, pasi kjo është një shenjë e qartë që dikush po përpiqet që t’ju manipulojë.
Manipulimi mund të jetë diçka shumë e frikshme për ta përjetuar. Megjithatë, këto janë shenjat kryesore që do t’ju bëjnë të ditur nëse po manipuloheni.
Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është që të gjeni sa më shumë prova që mundeni dhe të krijoni një strategji dalëse.
Lërini njerëzit në dijeni për atë se çfarë po ndodh dhe përdorini ata për të aprovuar realitetin.