Pyetja e parë: Po merrni pjesë në garë. E keni kaluar të dytin në garë! Në cilin vend jeni?
Pyetja e dytë: Për t’u përgjigjur në pyetjen e dytë mos mendoni aq gjatë sa në pyetjen e parë.
Nëse në garë e kaloni personi e fundit, i sati jeni ju…?
Pyetja e tretë: Matematikë e ngatërruar! Këtë duhet ta zgjidhni pa digitron apo laps. Provoni: I keni 1.000 dhe shtojini 40. Tash shtojini edhe 1.000. Tash shtojini 30. Shtojini përsëri 1.000. Tash shtojini 20. E tash shtonI edhe 1.000. Tash shtojini 10. Sa u bënë gjithsej?
Pyetja e katërt: Babai i Marias i ka 5 vajza: Nana, Nene, Nini, Nono. Si quhet vajza e pestë?
Pyetja e pestë: Personi memec do të blejë një brushë për dhëmbë. Si e bën këtë? Duke imituar lëvizjet e larjes së dhëmbëve e bën këtë. Nëse personi i verbër do të blejë syze të errëta për diell, si do t’ia shpjegojë shitësit?
Përgjigjet:
- Nëse jeni përgjigjur se jeni i pari, nuk keni të drejtë! Nëse e kaloni personin e dytë dhe e zini vendin e tij, atëherë jeni i dyti!
- Nëse jeni përgjigjur se jeni i parafundit, atëherë sërish nuk keni të drejtë. Si mund ta kaloni personin e fundit?
- A i keni fituar 5.000? Përgjigja e saktë është 4.100. Nuk besoni? Vërtetojeni me digitron!
- Nunu? Jo! Natyrisht se jo! Emri i saj është Maria. lexojeni përsëri.
- Me fjalë. Është i verbër, nuk ka probleme me të dëgjuar e as me të folur!