Një njeri që u largua nga atdheu i saj në kërkim të ëndrrës amerikane, është kjo historia e nënës së presidentit amerikan Donald Trump. Thuajse para 90 vitesh Mary Anne Trump u largua nga Skocia drejt New Yorkut me vetëm me 50 dollarë në emrin e saj. Pavarësisht se Trump më herët është shprehur se nëna e tij ka udhëtuar drejt Amerikës me pushime dhe më pas vendosi të mos largohet, dokumentet e zyrave të emigracionit kanë konfirmuar historinë e një largimi të qëllimshëm të Mary Anne Trump nga Skocia. Prindërit e Trump u takuan në një mbrëmje vallëzimi ku dhe lindi dashuria e tyre. Fred Trump, babai i presidentit amerikan nisi një biznes ndërtimi kur ishte në shkollë të mesme, ndërsa pati luhatjet e tij. Fred Trump dhe Mary MacLeod u martuan në vitin 1936 dhe u vendosën në Jamaica, Queens, në atë kohë strehë për emigrantët që vinin nga Evropa. Mary Trump vdiq në New York në vitin 2000 në moshën 88vjeçare vetëm një viti pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë. Historia familjare e Donald Trump sillet në vëmendjeve pas kaosit mediatik që ka shkaktuar në mbarë botën urdhri i presidentit për të ndaluar emigrantët nga 7 vende për t’u futur në Amerikë.