Një djalë në Kinë është shpëtuar mrekullisht nga doktorët pasi nëna i preu penisin dhe një prej testikujve.
“Ai ishte në gjumë kur nëna pësoi një krizë nervore dhe mbante hanxhar në dorë”, shkruajti gazeta Guanzhou Daily.
Kur ajo kuptoi se cfarë kishte bërë, u përpoq të bënte vetëvrasje. Kur fqinjët vunë re gjakun, fëmija 22 muajsh dhe nëna u dërguan me nxitim në spital dhe shpëtuan.
Babai i djalit ka nisur të kërkojë ndihmë financiare për faturat marramendëse që duhet të paguajë për trajtimin e tyre. Nëna e foshnjes vuan nga crregullime mendore dhe shpërthyese, që shkaktojnë zemërim të pakontrolluar.
Incidenti tragjik ndodhi pasditen e 24 majit në fshatin Youdong në Kinën Jugore.