Nxënësit e shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë, Luksemburgut dhe Lihtenshtajnit në përqindje më të madhe në Evropë mësojnë të paktën dy gjuhë të huaja, gjatë shkollimit të tyre. Këtë e treguan të dhënat që sot i publikoi zyra evropiane për statistikë (Eurostat), sipas të cilës 100 për qind e nxënësve në vitin e parë dhe të dytë nga shkolla e mesme në Maqedoni mësojnë të paktën një, ndërsa madje 99,6 për qind e tyre mësojnë të paktën dy gjuhë të huaja gjatë shkollimit katërvjeçar.
Eurostat bën të ditur se gjuha e parë e huaj që qytetarët e Maqedonisë e mësojnë në shkollat e mesme është gjuha angleze, ndërsa gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj, gjegjësisht e mësojnë 49,2 për qind prej tyre. Hungaria me vetëm gjashtë për qind e nxënësve të shkollave të mesme dhe Bullgaria me vetëm 16 për qind kanë për qindje më të vogël të të rinjve në shkollat e mesme që mësojnë gjuhë të dytë të huaj. Në numra absolute, sipas Eurostat, 84 mijë qytetarë të Maqedonisë vizitojnë shkolla të mesme dhe tekstualisht të gjithë kanë të paktën një gjuhë të huaj (angleze) si lëndë dhe madje 99,6 për qind gjuhë të dytë të huaj që e mësojnë, me ç’rast në për qindje më të madhe ajo është gjuhë gjermane.