Duke marrë më shumë se gjysmën e votave, mbështetësja e Kinës, Varrie Lam, është zgjedhur si Krye administratorja e re e Hong Kong-ut. Lam ka mundur të marrë 777 vota nga 1.194 delegatë, gjatë votimit në Qendrën e Kongreseve të Hong Kong-ut. Ish sekretarja Lam ka garuar kundër John Tsang i cili mori 365 vota dhe Kwok-hing, i cili mori 21 vota. Ndërkohë 31 vota janë quajtur të pavlefshme.