Në bregun libian nga e shtuna deri të mërkurën janë shpëtuar rreth 10.000 migrantë, ndërsa të paktën 54 persona, për fat të keq kanë humbur jetën në tentativën që të arrijnë deri në Evropë përmes detit, kumtuan rojet bregdetare të Italisë dhe Libisë, të cituara nga mediat franceze.
Armata tuniziane dje ka shpëtuar 126 migrantë nga Afrika Subsahariane nga një anije që ka qenë duke u mbytur në bregun e Libisë. Të premten mbi 1.230 migrantë kanë hipur në anije ushtarake dhe tregtare, të koordinuara nga Roja bregdetare italiane dhe janë dërguar drejt Italisë. Roja bregdetare italiane dje kumtoi për 10 trupa të gjetur, ndërsa gjatë ditëve të kaluara është komunikuar edhe për 44 të vdekur.