Sa herë që shkon me pushime, Kelly Brook u tregon fansave trupin e saj me bikini dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në udhëtimin e fundit, në Marrakesh të Marokut. Modelja britanike postoi të shtunën në Instagram disa foto shumë provokuese në dush, e veshur vetëm me një bikini të bardhë. 38-vjeçarja shkroi “Dushi më i mirë i Prillit” në një nga fotot e saj, ku nxjerr në pah “asetet” e lagura.