Shkup, 20 mars – Tërheqja e IPARD mjeteve duhet të sjellë deri te ndryshimet strukturore në bujqësinë e Maqedonisë, deri te ndryshimet në menaxhimin me ekonomitë bujqësore, prodhimtarinë dhe plasmanin, porositën pjesëmarrësit e debatit të sotëm në Kuvendin e Republikën e Maqedonisë.
Sipas tyre, IPARD është pjesë e politikës së përbashkët evropiane agrare (GAP) qëllimi i vetëm i së cilës është t’i përgatisë vendet e ardhshhme anëtare të BE-së për shfrytëzimin e fondeve të saj strukturore.
“Sektori agrar dhe rural i Maqedonisë përballet me shumë sfida, përmirësim të cilësisë së prodhimtarisë, konkurrencës në tregun rajonal, evropian dhe botëror, modernizimin dhe hapjen e vendeve të punës. Por, para nesh qëndron edhe një sfidë e madhe, shfrytëzimi i IPARD 2, program i cili deri në vitin 2023 vendit i ofron 80 milion euro”, theksoi drejtori i Agjencisë pagesore, Nikolla Babovski.
Interesi për IPARD 2 është i madh”, theksoi Babovski, duke marrë parasysh se në thirrjen e parë publike të realizuar vitin e kaluar janë dorëzuar numër rekord i kërkesave, 1.649, për mbi 73 milionë euro për bashkëfinancim.
Drejtori konkretizoi se Maqedonia nuk i shfrytëzoi mjetet e mjaftueshme në para nga fondet e BE-së, të projektuara me IPARD 1 në periudhën 2007-2013.
“Deri në vitin 2015 janë publikuar 12 thirrje në të cilat u dorëzuan 3.087 kërkesa, ndërsa ishin lidhur 1.091 marrëveshje me mbi 16 milionë euro të paguara”, tha Babovski.
Ai potencon se shfrytëzimi i IPARD mjeteve është prioritet strategjik i Qeverisë dhe në këtë drejtim veçmë bëhen hapa konkret, formohet fondi garantues, ndërsa është përgatitur edhe plan aksionar për rritjen e kapaciteteve administrative dhe ngritjen e vetëdijes publike për nevojat e ndihmës evropiane.
Në diskutim, i cili është në vijim, do të ndahen përvojat e Sllovakisë, ndërsa do të flasin edhe përfaqësuesit e institucioneve relevante nga vendi.