Tetovë, 4 nëntor – Edhe kjo përbërje e Këshillit Komunal të Tetovës nuk arriti që të ndryshojë as emrat e rrugëve dhe të shkollave, të cilët datojnë nga periudha e komunizmit. Ndonëse deri në fund të mandatit të kësaj përbërje kanë ngelur edhe 4 deri 5 muaj, megjithatë nuk pritet që kjo të jetë në rend dite në asnjërën nga seancat e ardhshme për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale në vitin e ardhshëm. Këtë e ka pranuar edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili, i cili për gazetën KOHA ka theksuar se mandati 2013 – 2017 për Këshillin e Komunës së Tetovës, ka qenë mjaft sfidues, sepse jo gjithherë kanë pasur mirëkuptim me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kundërshtuan edhe rritjen e çmimeve të ujit dhe të mbeturinave dhe as që kanë pasur mirëkuptim për ndryshim të emrave të rrugëve apo shkollave. Sipas tij, Komuna e Tetovës, në tre vitet e fundit të mandatit është përballur me mjaft probleme tjera të cilët kanë qenë shumë më prioritare siç ishte rasti me vërshimet, ndotjen alarmante dhe problem të tjera të cilët detyrimisht kanë diktuar ritmin e punës edhe të këshillit. “Siç dihet, kemi pasur mjaft ngjarje dhe zhvillime të cilët kanë pasur prioritete tjera në punë edhe të komunës, por edhe të Këshillit të komunës. Dihet se vërshimet kanë pasur mjaft ndikim në punën tonë, më pas edhe duke u marrë me pasojat e saj, ndotja po ashtu na ka marrë mjaft energji. Në ndërkohë dhe në vet shtet ka pasur mjaft ngjarje që kanë mund të eskalojnë në urrejtje ndëretnike, kurse pikërisht ndryshimet e emrave, shesheve, urave, shkollave e… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.