Shkup, 4 prill – Pas një sëmundje të shkurtër, në orët e paraditës të mërkurën ka ndërruar jetë gazetari dhe humanisti Mehmet Latifi. Mehmeti ka punuar si gazetar në shumë media të vendit, ndërsa njihet edhe si humanist ndër shqiptarët e Maqedonisë. Gjithashtu, ka dhënë një kontribut të pashoq për afirmimin e arbneshëve të Zarës, të cilët jo vetëm që e ruajtën me shekuj gjuhën shqipe dhe traditën shqiptare, por ata dhanë shumë personalitete të mëdha të shkencës, letërsisë, sportit, politikës dhe shumë fushave të tjera. Varrimi i të ndjerit bëhet sot pasdite, në varrezat e qytetit të Strugës, ku edhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës. (koha.mk)