Multimiliarderi rus Roman Abramovich dhe gruaja e tij Daria Zhukova kanë bërë me dije se po divorcohen, pas 10 vitesh martesë. Oligarku rus, pasuria e të cilit mendohet të jetë mbi 7 miliardë euro dhe bashkëshortja e tij 36-vjeçare, Dasha Zhukova, kanë vendosur që të ndahen, por do të vijojnë të punojnë së bashku në bizneset e tyre të përbashkëta dhe për dy fëmijët e tyre. Çifti kanë dy fëmijë së bashku. Lajmin e ndarjes e bënë publik në një deklaratë të përbashkët. “Pas 10 vitesh bashkë, të dy ne kemi marrë vendimin e vështirë për tu ndarë, por ne mbetemi miq të ngushtë, prindër dhe partner në projektet e zhvilluara bashkë. Ne jemi të zotuar për të rritur bashkë dy fëmijët tanë. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë bashkë si bashkë-themelues të ‘Garage Museum’ i arteve bashkohore në Moskë dhe qëndrës kulturore ‘New Holland Island’ në ShënPetersburg”, citonte njoftimi. Përveç Chelseas, ai është pronar edhe i një avioni Boeing 767 dhe shtëpive në Londër, Francë, St. Barts, Coloradom, New York dhe Los Angeles.