Shkup, 30 mars – Sinoptikët për të shtunën paralajmërojnë të mbajë mot me diell dhe të ngrohtë me temperaturë mbi mesataren, informon KOHA. Gjatë fundit të ditës do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa gjatë natës reshjet do të intensifikohen dhe të jenë të rrëmbyeshme. Nëpër malet më të larta do të ketë edhe borë. Gjatë fundjavës do të ketë erë të përforcuar me 70km/h. Të dielën dhe të hënën temperaturat do të shënojnë rënie për pesë gradë, ndërsa pastaj do të fillojnë sërish të shënojnë rritje.