Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Indeksi UV do të jetë 7. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga një deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës nga 21 deri në 28 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës deri në 27 gradë. Vazhdon periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave ditore. Nga e marta deri në premten në orët e pasdites do të ketë rritje të pjesshme të vranësirave me kushteve për reshje lokale afatshkurtra të shiut, por në pjesën më të madhe të vendit edhe më tej do të mbajë mot i thatë.