Aplikacione si “Tinder”, nuk janë më popullorë vetëm tek adoleshentët, por edhe personat mbi 55-vjeç. Këto janë të dhënat që vijnë nga një studim i realizuar nga “Pew Research Center”, mbi 2 mijë amerikanë. Sipas raportit, në Shtete e Bashkuara, grupmoshat nga 55 deri në 64-vjeç, që deklarojnë se janë përdorues të shërbimeve për njohje online është dyfishuar, nga 6 për qind që ishte në 2013-ën, në 12 për qind në 2016-ën. Ndër të tjera, studimi tregon se, për 41 për qind e të rriturve kjo lloj platforme është bërë familjare, që do të thotë se edhe ata që nuk e përdorin e njohin dhe 29 për qind e tyre, njeh dikë që është martuar apo që është në një lidhje stabël, falë këtyre faqeve në internet. Megjithatë, të rinjtë vijojnë të mbeten përdoruesit kryesor. Më aktivët janë grupmoshat 18-24 vjeç. Vitet e fundit, numri i të rinjve që përdorin këto faqe është trefishuar, nga 10 për qind që ishte në 2013-ën, në 27 për qind në 2016-ën.