Meshkujt me mosfunksionim erektil kanë dy herë më shumë gjasa që të pësojnë sulm në zemër, arrest kardiak ose goditje në tru, tregon një studim.
Mjekët paralajmëruan se vështirësitë në marrjen ose mbajtjen e një ereksioni duhet t’i bëjnë njerëzit të kërkojnë menjëherë ndihmë. Mosfunksionimi erektil, i cili mund të shkaktohet nga tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli, godet një në dhjetë burra në jetën e tyre, transmeton KosovaPress.
Impotenca është një tregues më i mirë i vrasësit kryesorë në botë sesa faktorët e tjerë të rrezikut, të tilla si kolesteroli i lartë ose presioni i gjakut, thonë studiuesit. Gjetjet, që rrjedhin nga pothuajse 2.000 burra, mbështesin një sërë dëshmish në vitet e fundit që kanë treguar një lidhje midis mos funksionimit erektil dhe sëmundjeve të zemrës. Por rezultatet e studimit të ri ofrojnë indikacionin më të fortë deri më tani, që mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një rreziku më të lartë kardiovaskular.
Mosfunksionimi erektil, i njohur ndryshe si impotenca, është kur burri nuk është në gjendje të arrijë ereksion. Zakonisht prek meshkujt mbi moshën 40-vjeç. Dështimi për arritjen e ereksionit shkaktohet zakonisht nga lodhja, stresi, ankthi, alkooli dhe nuk është shkas për shqetësim. Sidoqoftë, ajo mund të jetë shenjë e një gjendje medikale sikurse janë presioni i lartë i gjakut, efektet anësore të barnave ose hormoneve.
Faktorët e stilit të jetës mund të përfshihen në gjendje sikurse janë mbipesha, pirja e duhanit, stresit dhe pirja e alkoolit. Sëmundjet e zemrës shpesh shkaktohen nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i larë dhe mbipesha, duke shkaktuar vdekjen e 8.76 milionë njerëzve në gjithë botën në vitin 2015.