Pozicioni i uljes në formën e shkronjës “W” është i rrezikshëm, dhe duhet t’i ndaloni fëmijët nga kjo formë e uljes, raporton Perdiatricservices.com Kur fëmijët ulen në këtë pozicion ka më pak mundësi të zhvillohet rrotullimi i nevojshëm i trupit, dhe stagnon zhvillimin motorik të boshtit kurrizor. Shumë fëmijë luajnë në këtë pozicion, por prindërit duhet ta kenë parasysh se përdorimi i kësaj pozite mund të çojë në probleme ortopedike në të ardhmen. Sipas hulumtimeve të fundit nga specialistët e ortopedisë, fëmijët që ulen në këtë pozitë mund të kenë pos tjerash edhe shqetësime neurologjike dhe vonesa zhvillimore. Pediatrit rekomandojnë të inkurajoni fëmijët të ulen në kolltukë të buta, të cilat ofrojnë mbështetje, apo nëse ulen në tokë, të ulen në pozita të tilla që ofrojnë lëvizshmëri të madhe të trupit dhe boshtit kurrizor.