Alvaro Morata së shpejti do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij, Alice Campello, do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit. Lajmin e dha vetë futbollisti i Chelsea-t në rrjetet sociale, ku postoi një foto ku shfaqet duke puthur barkun e partneres së tij.
“Që kur të pashë për herë të parë e kuptova që do të bëheshe nëna e fëmijëve të mi dhe jam i sigurtë që do të jesh mamaja më e bukur, e ëmbël dhe e mirë në këtë botë. Nuk mund të të dashuroj më tepër se kaq.”
Një mesazh mjaft domethënës i sulmuesit spanjoll për bashkëshorten e tij italiane, me të cilën u muartua në një ceremoni të veçantë në Venezia.