Q2 do të jetë modeli Q më i vogël i Audit edhe një kohë, sepse më vonë deri në fund të vitit 2020 do të vijë edhe një model më i vogël – Q1. Kështu shkruan revista e njohur britanike “Auto Express”, e cila edhe ka publikuar një fotografi në të cilën tregon se si mund të duket Audi Q1, transmeton Koha.net. Si bazë për Q1 do të përdoret versioni më i vogël i platformës së Volkswagenit, MQB, që nënkupton se do të përdorë gjeneratën më të re të motorëve benzinë dhe dizel – duke përfshirë motorin benzinë 1.0-litër Turbo me tre cilindra dhe dizel 1.5 e 1.6-litër. Audi Q1, po ashtu, thuhet se do të jetë në dispozicion në version hibrid dhe tërësisht elektrik, ndërsa sistemi i tërheqjes 4×4 do të jetë në dispozicion si opsion për zgjedhje. Gjithashtu, Q1 do të prodhohet në fabrikën në Martorell, Spanjë, dhe duhet kujtuar se revista e njohur gjermane “Auto Bild” më herë pati shkruar se çmimi i këtij modeli më të vogël të Audit në Gjermani do të fillojë me rreth 19,000 euro.