Fillimi | Speciale | Ndërroi jetë Teki Dervishi, Princi i letrave shqipe

Ndërroi jetë Teki Dervishi, Princi i letrave shqipe

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Vetë jeta e tij ishte një rrëfim i dhembshëm, një rrëfim biblik për sakrificën njerëzore, për kauzën kombëtare, për lirinë e popullit...

Shkëlzen HALIMI / KOHA

Në orët e vona të ditës së mërkurë ndërroi jeta një nga penat me të veçanta dhe më të rëndësishme të letrave shqipe, Teki Dërvishi. Natyrisht, lajmi për vdekjen e Tekiut gjithandej është pritur me dhembje të madhe, sepse ai la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë dhe publicistikën shqiptare. Vetë jeta e tij ishte një rrëfim i dhembshëm, një rrëfim biblik për sakrificën njerëzore, për kauzën kombëtare, për lirinë e popullit... Ai qysh në moshë të re e kishte vulosur rrugëtimin e tij. 

Edhe ai si Dush Kusari e Xajë Nura kishte menduar se për ta ndriçuar atdheun me dritën e lirisë, së pari duhet urata e Zotit që ka emër shqip, pastaj duhet të mënjanohemi nga rruga dhe shtigjet e xhindosura të rreziqeve, duhet të përdorim mjeshtërinë e Davidit që iu deshtë të qëronte hesapet me Goliatin, pastaj duhet revitalizuar traditën që me të ta mbrojmë dinjitetin, krenarinë, dashurinë ndaj atdheut, duhet të na vijë lehtë çdo pësim e disfatë, duhet ta mbrojmë në zemër tekstin hyjnor të betimit në çdo shtëllungë të zezë të robërisë, me të cilën është mbërthyer tragjizmi dhe mbështjellë drita e lirisë prej duhive, sqotave, acareve... Dhe ky mendim, në moshën 17 vjeçare, do ta dërgojë në burgun më famëkeq jugosllav të Goli Otokut. 

UDB-a e atëhershme jugosllave nuk u mjaftua me kaq, por do të vazhdojë ta përcjellë hap pas hapi edhe kur ishte në Gjakovë, edhe kur për shumë vite jetoi e punoi në Shkup, por edhe kur përfundimisht u vendos në Prishtinë. Mjafton të përmenden miqtë e tij më të ngushtë dhe të kuptohet se për çfarë personaliteti bëhet fjalë: Ibrahim Rugova, Jusuf Gërvalla, Beqir Musliu...

Por, Tekiu pati edhe shumë e shumë miq të tjerë, të cilët gjithsesi do ta kujtojnë me dashuri të madhe. Është shumë e natyrshme të thuhet se ai pati edhe armiq që i shërbenin sistemit jugosllavo-komunist, të cilët vazhdimisht, ditë e natë, do ta përcjellin, duke u raportuar inspektorëve të sigurimit. Është i madh numri i atyre që e kanë përcjellë dhe që i kanë raportuar policisë sekrete serbe e maqedonase. 

Shumica prej tyre edhe sot e kësaj dite janë gjallë, kurse dikur punonin në Teatrin e Shkupit ku hije e Teki Dervishit jeton sot e kësaj dite, në "Flakën e vëllazërimit", historia e së cilës pa veprën e Teki Dërvishit do të ishte histori boshe, pastaj në RTVM- programet në gjuhën shqipe. Janë të tmerrshme këto fakte. Por, Tekiu nuk do të ishte i veçantë sikur të mos ua falte të gjithëve atyre "këlyshëve të UDB-ës", duke thënë: "nuk e kanë fajin ata, por sistemi". Kaptinë në vete është krijimtaria e tij letrare, për të cilën ende nuk është thënë fjala e fundit. 

Tekiu ishte një lirik subtil, një prozator i mrekullueshëm dhe një dramaturg brilant. Dhe kur gjithë kësaj t'i shtohet edhe publicistika e tij që karakterizohet me një angazhim të guximshëm për ta thënë të vërtetën, atëherë Teki Dërvishi e meriton t'i jepet titulli PRINCI I LETRAVE SHQIPE. 

 

Thanë për Teki Dervishin

 

Xhabir Ahmeti, bashkëkohës: Kolos i letrave shqipe

Stilist i rrallë, lirik i pashoq, tregimtar, dramaturg, eseist i madh, Teki Dervishi do të mbetet i papërsëritshëm në letrat tona. Me një mori veprash ndër më të bukura të letërsisë sonë, ai pa dyshim do të mbetet model për brezat e letrarëve të rinj. Në këto momente të pikëllimit të madh për humbjen e tij, si shok e mik, është e vështirë që të gjenden fjalë për të ndërtuar portretin që do të meritonte Tekiu si një figurë, e cila vazhdimisht do të bëjë dritë në kulturën shqiptare dhe do të renditet në historinë tonë pranë kolosëve si Faik Konica me shokë. Nga dita e parë kur u njoha me Tekiun, në redaksinë e "Flakës së Vëllazërimit" në Shkup, në shtatorin e vitit 1971, më bëri përshtypje si njeri i cili kishte dy ideale: letërsinë dhe çështjen kombëtare. Ishte i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për këto dy ideale, mirëpo ai u dallua edhe në gazetari, si në organizimin e redaksisë së kulturës ndonëse pushteti asnjëherë nuk ia dha mundësinë që ta drejtojë drejtpërsëdrejti, po ashtu edhe me komentet, shkrimet e të gjitha gjinive gazetareske. Si i tillë, Tekiu do të bëhej në një nga penat më të fuqishme të gazetarisë sonë. Puna që ka bërë Tekiu kërkon angazhimin e një instituti të tërë, ai vetë ishte një institucion më vete dhe tash kur na ndodh ta kujtoj punën që ka bërë, kur mundohem ta shoh krejt rrugën që ka kapërcyer si personalitet i veçantë, nuk më lënë emocionet, sepse kemi qenë shokë së bashku, kemi kaluar nëpër "sitat" e diferencimeve të ndryshme që pushteti i asokohe ia organizonte shqiptarëve. Atë e kanë ndjekur më së shumti se secilin prej nesh. Por ai diti vazhdimisht të dalë ngadhënjimtar, sepse kishte talent dhe ishte i vendosur që të mbrojë "Të Bukurën" dhe "Të Vërtetën". Humbja me largimi ne tekut është e pazëvendësueshme. 

Ahmet Jakupi, regjisor, bashkëpunëtor i artistit: Një minutë heshtje për artistin  

Them se kam pasur nderin të punoj me Teki Dervishin, sepse në vitet '80-a, ka shkruar dramën më të mirë shqipe, me të cilën jemi afirmuar si unë edhe ai. Njeriu, i cili ka pasur penën më të fortë është Teki Dervishi, i cili kurrë nuk është frikuar aspak dhe prej askujt. Dramaturg, shkrimtar, regjisor, poet, ndër to edhe kritik i teatrit. Mund të them se sidomos kritikat që m'i ka bërë, kanë qenë shumë të vlefshme, sepse më kanë treguar rrugën e teatrit modern. Pengu im është që s'e takova para vdekjes, edhe pse e kam kërkuar shumë herë, nuk më është lejuar ta shoh për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Kam humbur mikun dhe kolegun më të shtrenjtë. Për kulturën shqiptare, dramaturgjinë..., humbja e tij për shoqërinë shqiptare është e madhe. Kemi humbur kritikun, poetin, shkrimtarin, artistin. Figura e tij meriton nderimin më të thellë dhe sonte (e enjte) në Festivalin e Teatrit që po zhvillohet këtu në Dibër - do të mbajmë një minutë heshtje. 

Nehas Sopaj, shkrimtar: Stilisti më i mirë i letërsisë Bashkëkohore 

Tekiu është stilisti më i mirë i letërsisë bashkëkohore shqipe, madje mbi Kadarenë, është një eseist i hatashëm, krijues me një opus shumë të gjerë, ka lëvruar të tri gjinitë, poezi, prozë, dramë. Tekiu është një lëvrues i pazëvendësueshëm i gjuhës shqipe, me një diapazon shumë të gjerë krijues që i është përkushtuar të gjitha gjinive letrare. Jam duke shkruar një monografi për veprën e tij, por për fat të keq për dy vjet me radhë nuk arrita dot ta takoj, për shkak të sëmundjes së tij të rëndë. Humbja e tij është e madhe për të gjithë ne dhe letërsinë shqiptare.

Vladimir Milçin, Regjisor: Tekiu i tejkaloi kufijtë e realizmit  

Kam pasur nderin që ta njoh shumë mirë Teki Dervishin. Fillimisht si kritik teatri, ai atëkohë kishte shkruar kritikë për një veprën time të vënë në skenë në Teatrin Shqiptar "Uji i madh", por edhe kritika të tjera për dy vepra të miat. Pikërisht atëherë u impresionova jashtëzakonisht si për thellësinë e analizave që i bënte shfaqjeve, ashtu edhe për horizontin e gjerë dhe diapazonin e tij. Më bëri shumë përshtypje kjo gjë. Më kujtohet kur më pyeti nëse kam dëshirë ta vë në skenë veprën e tij "Bregu i pikëllimit", një vepër e shkruar prej tij me nëntë pjesë. Realizimi i saj kërkonte angazhimin e një ekipi të madh, në të cilën morën pjesë thuajse të gjithë aktorët e Teatrit të Prishtinës. Ishte një vepër që menjëherë u përzgjodh për në "Sterino Pozorje", një festival i njohur i dramës në ish Jugosllavinë e asaj kohe. Ajo që ishte më interesante për mua, ishte fakti se Tekiu krijoi një mit, që nga periudha historike e solli në atë moderne, mitin për marrëdhënien mes individit, popullit dhe të plotfuqishmëve. Kjo gjë u realizua përmes një gjuhe që kufizohej me fantazmagoriken, e mbushur me metafora dhe simbole. Pra, një stil i të shkruarit të dramës, i cili nuk ishte i zakonshëm për mënyrën sesi atëherë shkruheshin dramat, ku kryesisht dominonte stili i realizimit. Tekiu i tejkaloi këto kufij. "Eshtrat që vijnë vonë", një shfaqje që mori frymëzimin nga vepra e Kadaresë "Pallati i ëndrrave", mbi të cilin Tekiu e shkroi edhe tekstin, ishte një realizim me Teatrin e Shkupit, i cili mori shumë çmime në festivale të ndryshme. Mund të them se bashkëpunimi me Teki Dervishin është një pjesë shumë e rëndësishme edhe për biografinë time teatrore. 

Resul Shabani: Simbol i rezistencës kombëtare 

Zakonisht, për të gjithë të ndjerët thuhen se kanë qenë njerëz të mirë e të veçantë në fushëveprimin e tyre. Me këtë rast, me rastin e largimin nga kjo jetë e Teki Dërvishit, je i detyruar ta përsërisësh këtë frazë, jo se është bërë zakon, por se me të vërtetë ka qenë i tillë. Në të kundërtën s'je në rregull me vetveten dhe me të vërtetën. Tekiu ishte dhe mbetet simbol i rezistencës kombëtare. Për një grusht të drejtash kombëtare dhe njerëzore, ai provoi burgun e tmerrshëm të "Goli Otokut" në moshën fare të re. Pastaj ai provoi përndjekjet dhe përbuzjet, smirën dhe xhelozinë e pushtetarëve dhe të mashave të tyre qofshin gazetarë apo shkrimtarë. Por, Tekiu diti ta përballojë me stoicizëm dhe cinizëm edhe "dëbimin" nga Kosova e tij e dashur, edhe ndalimin e botimit nga "Rilindja" e Prishtinës, edhe shpalljen prej heretiku nga qarqe të caktuara gazetare dhe intelektuale. Po si të mos luftohej dhe mohohej autori i romanit të parë lirik te ne "Pirgu i lartë", i romanit sarkastik "Skedarët", i romanit ndër të parët të realizmit magjik "Herezia e Dervish Mallutës", i librit (ndër të parët) të lirikës narrative "Shtëpia e sëmurë", i dramës antologjike "Zbutësi i njeriut me sy prej zymrydi". Si të mos ngjallte smirë tek shtirakët dhe shtërzanët e penës autori i shkrimeve gazetareske aq të guximshme me notë të theksuar kombëtare. Kush mund t'i harrojë shkrimet sarkastike në serinë "Lule mos më prek", që e bën gazetën e atëhershme "Flaka e vëllaznimit", gazetën më të lexuar. Si të mos urrehej nga servilët e puthadorët njeriu që kritikonte dukuritë negative në s h o q ë r i n ë (mbarë)shqiptare faqe botës. Ku punoi dhe veproi Tekiu la vulën e vet: në letërsi, në gazetë, në teatër... Ai do të mbahet mend edhe për ndihmën e madhe dhe të pakursyer që ua jepte talenteve të reja. Një shkëndijë letrare atë e gëzonte pa masë. Kishte shumë kundërshtarë, por më shumë se kundërshtarë, ai kishte miq të sinqertë. Ishte dhe mbeti shkrimtar i veçantë, gazetar i guximshëm, atdhetar i klasit të parë... Mbetet shembull për t'u marrë. 


Votoni këtë tekst
0

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaSpeciale
Previous
image
Shqiptarët ofruan "tokën e premtuar" për hebrenjtë
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë e përndjekur.Në mesin e tyre është edhe familja Rezniqi në...
image
Kur gjykatësi të lexon mendimet
Daniela Ovadia I pandehuri, i palëvizshëm, është në këmbë përballë trupit gjykues që shpall verdiktin. Është një skenë e zakonshme në televizion e në kinema, që...
image
Të çmendur pas financës islamike
 Ndërsa politika ndërkombëtare përpiqet të ekuilibrojë botën e ndarë mes Krishtërimit e Islamit, ekonomia globale duket se nuk shqetësohet aspak nga rreziku i radikalizmit që...
image
10 familjet poligame më të mëdha në botë
Poligamia është e ndaluar me ligj në shumicën e vendeve të botës. Në Amerikë, shumë familje jetojnë të izoluara, jashtë vëmendjes publike, për të shmangur...
image
Historia e shqiptarit që u dashurua me vajzën e kapos së mafias italiane
Botohet libri për jetën e shqiptarit John Alite, që u rrit dhe u fuqizua në Familjen Gambino dhe në fund u pendua dhe dëshmoi kundër...
image
Pse feja islame nuk e duron vizatimin e profetit Muhamed?
Charlie Hebdo, revista satirike franceze e sulmuar të mërkurën, ka një histori të diskutueshme në përshkrimin e Profetit Muhamed, shpesh në një mënyrë të pafavorshme,...
image
Ana ndryshe e Iranit radikal
Sikur kultura e rinisë iraniane të portretizohej në ndonjë dramë të BBC-së, atëherë ajo do të mbante titullin “Nga brenda, jashtë” apo madje “E drejta,...
image
Industria që po njeh konkurrencë
Çdo ditë të javës, në mëngjes, blerësit vërshojnë drejt Aalsmeer-it, rreth një gjysmë ore larg Amsterdamit, për të qenë prezentë në një treg të madh...
image
Psikiatri afgan që kuronte trupin dhe mendjen e talebanëve
“Më kujtohet grupi i parë i talebanëve që erdhën të më takonin”, thotë psikiatri afgan Nader Alemi. “Ata vinin në grupe, jo individualisht. Kur mjekohej...
image
Angli-Skoci, dueli pa fund
Mohim, sakrificë, por asnjëherë dorëzim: ky është shpriti skocez, që i kundërvihet sigurisë së ftohtë të anglezëve. Ky ishte shpirti me të cilin skocezët përballën betejat e tyre kundër Anglisë. Ky ishte shpirti me të cilin luftoi, në emër të lirisë, William Wallace, “Braveheart” që u bë i famshëm prej Mel Gibsonit. Shekulli XIV ishte epoka e artë e nacionalizmit skocez, prej ku edhe sot separatistët peshkojnë me të dy duart. Vetëm se sot, betejat për identitetin luftohen më shumë në stadiumet e regbisë dhe futbollit, ku pavarësia ekziston prej më shumë se 140 vitesh...
image
Bakteriofagët shërojnë në Tibilisi
Pesëmijë dollarë. Është tarifa e praktikuar për të huajt në udhëtimet e shpresës drejt Tbilisit.  Mbulesa plagësh, që dhembin dhe lëndohen më tej për shkak...
image
Argëtimi televiziv në mes të luftës
Në fund të korrikut 2014, Stéfane France, po shijonte ditët e fundit të pushimeve në vilën e tij verore, kur atë e morën në telefon...
image
Një jetë kushtuar kombit dhe çështjes shqiptare
Qerim LITA Një ndër trashëgimtarët e familjes së mirënjohur shqiptare, Derralla, që historiografia shqiptare e ka lënë në haresë, gjithsesi se është Gajur bej Derralla. Dokumentet...
image
Ngjitja evropiane e Polonisë
Polonia është krenare që ka një bashkëpatriot në Presidencën e Këshillit Evropian, dhjetë vjet pas hyrjes së saj në BE. Ish kryeministri Donald Tusk zëvendësoi...
image
Zotërinjtë e naftës
Vendet përreth Gjirit Persik janë sënduku i arit të zi. Më shumë se një e treta e rezervave planetare të gazit dhe naftës ndodhen këti,...
Next
Arkivi
first first Janar, 2015 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag