Tri ndeshje të luajtura në NBA, ka spikatur fitorja 115-113 e Minnesota ndaj Oklahoma, ndeshje e vendosur në sekondat e fundit. Një trepikësh në sekondën e fundit i Vigins i dha fitoren ekipit mik, që korri fitoren e dytë sezonale, duke befasuar vendasit.
Të pestë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë, me Viggins dhe Touns që realizuan nga 27 pikë secili, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e 10 asistime të Uestbruk dhe 23 të Entoni. Për Thunder kjo është humbja e parë sezonale, një dështim i papritur.
Fiton edhe ekipi i Nju Orleans, që mposhti 119-112 Lejkers në Los Anxhelos, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Ky është suksesi i parë sezonal për miqtë, që triumfuan falë 27 pikëve e 17 kërcime të Davis dhe 22 pikëve e 11 kërcime të Kousins, një dyshe që bëri diferencën në parket.
Bruklin mundi 116-104 Atlanta, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, që ishte gjatë gjithë kohës në epërsi, duke triumfuar falë 20 pikëve të Krabbe, që e nisi ndeshjen nga stoli (52 pikë i realizuan lojtarët e stolit.