Me ftesë të kryetarit të Këshillit të Atlantikut (Atlantic Council) Fred Kemp sot dhe nesër ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Driton Kuqi do të qëndrojë në Turqi ku do të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Stambollit. Në kuadër të Samitit, njofton Ministria e Ekonomisë do të bisedohet për ndërlidhjen rajonale dhe transkontinentale të tregut të energjisë, sigurim të stabilitetit dhe prosperitetit, finansimin e rritjes nëpërmjet integrimit ekonomik.
Në sesionet e parapara në Samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të komunitetit energjetik. Gjithashtu, shtohet më tej në kumtesë, në kuadër të vizitës së ministrit Kuqi në Turqi, është e paraparë edhe takime me kryetarin e Komunës së Bursës, Rexhep Alltepe, me afaristë të ndryshëm si dhe me përfaqësues të komunitetin shqiptarë të shpërngulur në Turqi.