Kryesuesi me OSBE-në për vitin 2017 dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastijan Kurc, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. Siç njoftoi MPJ-ja e Maqedonisë, në suaza të vizitës, ministri Kurc do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki. Sipas agjendës, të dy ministrat do ta vizitojnë edhe gurin kufitar 59-të në kufirin Maqedoni-Greqi.