Milan pret një përforcim të madh nga Chelsea. Cesc Fabregas pritet të largohet nga Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni. E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A. Mediat italiane raportojnë se Milan e ka marrë seriozisht transferimin e tij në San Siro, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”. Fabregas ishte objektiv i “Rossonerëve” edhe gjatë janarit. Mirëpo, ardhja e tij në Milan mund të ndodh pas këtij sezoni.