Nga Milano, Vedat Memedaliu
Milan, 15 gusht – “Milani” ka përsëritur të martën thirrjen drejtuar tifozëve Rosonerët të tyre që të vijnë në numër sa më të madh të enjten në ndeshjen kundër Shkëndijës së Tetovës, e vlefshme për turin e parë të fazës së play-off të Ligës së Europës. Në faqen zyrtare të klubit të famshëm italian, “Milani” njofton se deri të martën janë shitur rreth mijë 25 bileta, ndërsa u kërkon Rosonerëve të arrijnë në 80.000 tifozë dhe me këtë, të thyejnë rekordin prej 65.763 në “San Siro”.
“Kundër Krajovës ishit 65.763. Zëri juaj u dëgjua në minutën e 94-të të lojës, duke ndihmuar ekipin të kalojmë pengesën e parë drejt grupës së LE-së. Tani përballemi me Shkëndijën, sfidë që nuk duhet nëncmuar sepse kundërshtari ynë ka kaluar tre raunde eliminatore, duke treguar e fortë në mbrojtje. Sfidë që nuk duhet lëshuar, pasi paraqet edhe debutimin e Bonuccit në San Siro. Zgjedhni vendin tuaj. Janë 25.000 rosonerë që kanë blerë bileta. Le të bëhemi 80.000 dhe në San Siro të brohorasim bashkë ‘Forca Milan’”, thuhet në thirrjen e Milanit drejtuar tifozëve Rosonerët. (koha.mk)