Shkup, 16 janar – Futbollisti boshnjak Dino Mexhedoviq, pritet të jetë njëri një nga emrat e ri dhe i pari në radhët e skuadrës së Shkëndijës. 27-vjeçari nga Bosnja e Hercegovina luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe ka qenë futbollisti i Paderbornit, skuadrën së dytë Volfsburg, Nojsterlic dhe disa klubeve tjera, derisa i njëjti vjen me rekomandim të trajnerit gjerman Tomas Brdariç. Në fakt trajneri i ri i kuqezinjve i njeh mirë kualitetet e boshnjakut duke marr parasysh se bashkërisht kanë punuar te skuadra e Volfsburgut dhe Nojsterliç. Derisa, sipas asaj që arritëm të kuptojmë, zyrtarizmi i futbollistit boshnjak, pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve. (koha.mk)