Leo Messi gjendet në Argjentinë sepse në fund të kësaj jave do të martohet, por do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën kur të kthehen në Spanjë.
Ai është shumë afër të pajtohet me Barcën për kontratën e re, kontratë që do ta mbante atë edhe për katër vjet të tjera në Cam Nou, transmeton Periskopi.
Kontrata aktuale sulmuesit i skadon në korrik të vitit 2018, ndërsa kontrata e re që pritet ta nënshkruajë do ta bëjë atë futbollistin me pagën më të lartë në botë.
Messi disa ditë më herët festoi ditëlindjen e tij të 30-të dhe në fund të kësaj jave do të martohet dashurinë e fëmijërisë së tij, Antonella Roccuzzo.